Besimtar është ai i cili gjen gjuhën e përbashkët me të tjerët

Besimtar është ai i cili gjen gjuhën e përbashkët me të tjerët

"Besimtar është personi që mund të gjej një gjuhë të përbashkët me të tjerët dhe që i mundëson edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë!.."

Në jetën tonë të përditshme ndodh që mos të pajtohemi me njerëzit përreth për disa çështje e cila mund të na çoj deri në një situatë të papëlqyeshme.

Vallë a kemi ndonjë kulturë të qëndrimit për momente të tilla shqetësuese? Vallë a mund të themi se për gjërat që janë në kundërshtim me rrethin tonë duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë marrëveshje me ta? Apo pa marrë parasysh se çfarë çmimi do të paguajmë mundohemi që ta bëjmë të pranishëm mendimin tonë dhe ta imponojmë dëshirën tonë?

Unë mendoj se për momente të tilla duhet të posedojmë një matës dhe një kulturë të botëkuptimit të cilën do ta përfaqësojmë.

Këtë kulturë dhe matës që është specifike për një besimtar e ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut s.a.s., dhe besimtarin ideal e ka përshkruar në këtë mënyrë:
Besimtar është personi që mund të gjej një gjuhë të përbashkët me të tjerët dhe që i mundëson të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë.

Po, një besimtar ideal dhe i pjekur në momente kur nuk mund të gjej gjuhë të përbashkët nuk përzgjedh imponimin, mospërshtatjen apo inatin. Nuk jep një pamje të një personi fanatik dhe kokëfortë. As edhe nuk mundohet të imponoj mendimin e tij për çdo çmim.

-Atëherë, çfarë duhet të bëj një besimtar?. Edhe në qoftë se do të duhej të sakrifikoj, besimtari do të mundohet të gjej një gjuhë të përbashkët me rrethin, do të mundohet që edhe të tjerëve t'ju mundësoj që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, dhe duke kërkuar hallall-in do të mundohet që ta zgjedh problemin. Sepse, ai është besimtar. Kurse, sipas një përshkrimi i të Dërguarit të Allahut, besimtar është:

Personi që mund të gjej një gjuhë të përbashkët me të tjerët dhe që u mundëson edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë!..

I Dërguari i Allahut s.a.s., i cili anën konstruktive të besimtarit e ka përshkruar në këtë mënyrë, në vazhdim gjithashtu ka shtuar: “Nuk ka hajer (dobi) nga besimtari që nuk mund të gjej gjuhë të përbashkët me të tjerët dhe çka nuk kërkon edhe prej të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë!”
Mund të justifikohemi duke thënë se unë dua të pajtohem (të gjej një gjuhë të përbashkët), mirëpo bashkëbiseduesi im nuk e do ta bëj atë.

- Po, mund të jetë e vërtetë. Ka edhe njerëz të tillë të papërshtatshëm. Mirëpo, detyra e besimtarit ideal është që në momente të tilla të papajtueshmërisë të mund të gjej një zgjidhje me të cilin nuk do të thyhet dhe nuk do të lëndoj asnjë anë dhe çështjen ta lidh në paqe duke kërkuar hallall-llik. Ngaqë i Dërguari i Allahut s.a.s., besimtarin e ka përshkruar në këtë mënyrë:

Besimtar është personi që mund të gjej një gjuhë të përbashkët me të tjerët dhe që i mundëson edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë!..

Duke mos e tepruar edhe më shumë, dua që tua tregoj një shembull të mosmarrëveshjes, zëri i cili kishte arritur deri tek shtëpia e të Dërguarit të Allahut s.a.s.

Shikoni se si këto besimtarë ideal, një papajtueshmëri të tillë e shndërrojnë në pajtim duke kërkuar hallall-llik me një mirëkuptim të përsosur.

Ka'b bin Malik dhe Ibni ebi Hadred, kishin ardhur në Mesxhid-i Saadet (Faltorja e Lumturisë) për namaz. Ka'b kishte për të marrë ca para nga Hadredi. Me që kishin ardhur bashkë, Ka'bi ia kërkoi borxhin. Kurse Ibn Hadredi ia ktheu se mungojnë edhe ca para dhe se nuk do të mund t'ia kthente borxhin deri sa ta kompletonte. Në këtë mënyrë, zërat filluan të ashpërsohen dhe të depërtojnë edhe tek shtëpia e Resulull-llahit s.a.s. I Dërguari i Allahut s.a.s, e lëvizi perden nga dritarja që e shihte mesxhidin (faltoren) e zgjati kokën dhe duke i vështruar që të dytë kuptoi se mosmarrëveshja ishte për shkak të borxhit. Mosmarrëveshjet mes besimtarëve duhej të përfundonin ashtu siç u ngjante besimtarëve.

Ngaqë, kjo ishte një nga tiparet e besimtarëve ideal. Për këtë gjë kishte nevojë edhe për sakrificë nga ana e njërit nga dy besimtarët që ishte më i mirë ekonomikisht. I Dërguar i Allahut duke e ngritur gishtin tregues të dorës majtë, Ka'b bin Malikut, i bëri me shenjë që të pres nga maja e gishtit, që nënkuptonte se bëhej fjalë për t'ia falur borxhliut një pjesë të parave që duhej t'ia jepte. Ka'b, ngaqë ishte i vetëdijshëm për tiparet e një besimtari ideal, nuk donte që ai të jetë njeriu me të cilën nuk mund të gjej gjuhë të përbashkët. Andaj dhe ia ktheu:

- Si të urdhëroni o i Dërguar i Allahut. Preferoj që një pjesë nga borxhi t'ia fal që të mund të bëhem nga besimtarët me të cilët mund të gjendet një gjuhë e përbashkët.

Kësaj radhe i Dërguari i Allahut s.a.s., u drejtua kah borxhliu, Ibni ebi Hadred dhe tha:

- Çohu dhe paguaje Ka'bit pjesën tjetër të borxhit, sepse edhe ti tani je në gjendje ta bësh atë.

- Menjëherë do ta bëj atë, sepse me të vërtetë këtë pjesë të borxhit kam mundësi ta kthej. Kështu që, kjo mosmarrëveshje e ashpër përfundoi në një atmosferë përqafimi duke kërkuar hallall-llik nga njëri-tjetri.

I Dërguari i Allahut s.a.s. porositi:

- Besimtar është personi që mund të gjej një gjuhë të përbashkët me të tjerët dhe që i mundëson edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë! Dhe në vazhdim shtoi:

- Besimtari që nuk merret vesh dhe që nuk mundohet të bëj marrëveshje edhe me të tjerët nuk është besimtar i hajrit (dobishëm)!

Për këtë shkak edhe ne aspirojmë që të bëhemi nga besimtarët që gjejnë gjuhë të përbashkët me qëllim që të ruajmë bashkimin dhe unitetin në shoqëri.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.