Allahu xh.xh. i fal vetëm ata që pendohen për gabimet e bëra

Allahu xh.xh. i fal vetëm ata që pendohen për gabimet e bëra

Allahu i Gjithëfuqishëm, nuk e falë vetëm atë që nuk bën Teube apo nuk do të kërkon falje.

Ai ka fuqinë e faljeve të pakufishme, mjafton vetëm që të ndjehesh i penduar dhe të kërkosh falje për gabimet. Bile edhe shejtani do të mund të faleshe poqe se kërkonte falje, por ja që ai nuk pranoi ta bënte atë, nuk donte të pranon fajin e bërë, prandaj mbeti jashtë mëshirës së Allahut xh.sh.

Këtu më lejoni tua përkujtoj edhe një shembull i cili përdoret në lëmin e Tasavvufit...

Është e njohur se Musau a.s. kohë pas kohe sipas nevojës shkonte në kodrën Tur, që të flet me Allahun xh.sh. Gjatë këtyre bisedave ai Allahut xh.sh. i parashtronte problemet me të cilat ballafaqoheshe ai ose populli i tij dhe kërkonte zgjidhje për ta. Një ditë derisa ai shkonte rrugës për në Tur, e takon djallin (shejtanin) e mallkuar.

Djalli i drejtohet atij me fjalët:

O Musa, edhe unë kam një dëshirë po deshe t’ia parashtrosh Allahut.

Musau a.s. pranon dhe i thotë: O i mallkuar pasi unë jam i obliguar të gjej zgjidhje për problemet e popullit tim, unë do të paraqes edhe problemin tënd, por më thuaj se çfarë do?

O Musa, i tha djalli kërko nga Allahu që të më falë edhe mua. Mirë i tha Musau ti po kërkon falje porse në anën tjetër ende je duke vazhduar me tregimin e vjetër, pra ti ende je mohues i së vërtetës. Me sa shoh unë ti nuk je duke treguar asnjë shenjë pendimi për gabimet e tua, ndërsa ti e din se Allahu nuk i falë ata që nuk kërkojnë falje!

Atëherë djalli tha:

Ja po të jap besën se nuk do të bëj më atë që e kam bërë deri tani. Tash e tutje do të veproj siç urdhëron Allahu xh.sh... Musau a.s. gëzohet nga vendimi i djallit dhe i gëzuar vazhdon rrugën për në Tur. Atje i parashtron të gjitha problemet për të cilat është i porositur ndër ta edhe kërkesën e djallit.

Allahu Fuqiplotë i thotë:

O Musa, Unë askujt nuk ja përshtati atë që nuk e meriton. Edhe djalli nuk e meriton faljen time. Ai nuk është i gatshëm të pranon gabimin e bërë, prandaj ai as që donë të kërkoj falje. Po deshe shko dhe provoje, thuaj se Allahu do të të falë nëse do të pranonte që ai të bën sexhde para varrit të Ademit a.s. gjë për të cilën e kam urdhëruar unë njëherë, e që ai nuk pat pranuar. Thuaj se Allahu xh.sh. është i gatshëm që ta falë tash për të gjitha gabimet e bëra, vetëm nëse ai pendohet për gabimin e tij dhe nëse kërkon falje.

Musau a.s. kthehet dhe rrugës përsëri e takon djallin të cilit ia tregon lajmin e mirë dhe i thotë: Allahu xh.sh. është i gatshëm të të falë, porse ti duhet ta kryesh obligimin që dikur e refuzove . Duhet të shkosh te varri i Ademit a.s. dhe të bësh sexhde, në këtë mënyrë do të shpëtosh nga mallkimi i përjetshëm.

Djalli u mllefos nga lajmi që e dëgjoi tha:

Çka je duke folur o Musa! Unë nuk i kam bërë sexhde Ademit përderisa ai ishte i gjallë e tash kur ai është i vdekur është gjë e kotë të pritet që unë ti bëj sexhde atij te varri. Kaloje ti këtë gjë. Si mund ti bëj sexhde një krijese që është më e dobët se unë, unë jam i krijuar nga zjarri e ai nga toka.

Zjarri është më i vlefshëm se toka. Atëherë Musau a.s. i çon duart nga qielli dhe thotë:

O Zot i Madh! Ti je i Drejti i të drejtëve, djalli nuk kërkon falje prandaj ai nuk e meriton faljen Tuaj. Prandaj të lutem që ti ruash njerëzit që të mos kaplohen nga mendimet e tilla të djallit të mallkuar....

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.