BE: Prioritetet reformuese dhe Marrëveshja e Përzhinës kyçe për Maqedoninë

BE: Prioritetet reformuese dhe Marrëveshja e Përzhinës kyçe për Maqedoninë

Bashkimi Evropian nga pushteti dhe nga opozita në Maqedoni pret të vazhdojnë me plotësimin e marrëveshjes politike të Përzhinës, e në të njëjtën kohë nga vendi pritet të punojë në prioritetet urgjente reformuese dhe në kthimin e rrugës eurointegruese, thonë burime nga Bashkimi Evropian, njoftoi Dojçe Vele.

 

Kjo është përmbajtur në dokumentet të cilat i përgatit BE-ja për periudhën e ardhshme, të cilat në këtë moment janë në "fazë inetrne punuese".

"Vetëm ashtu Komisioni Evropian do të mund të rekomandojë hapje të negociatave inkuadruese", paralajmërojnë në BE.

Përfaqësuesit evropianë nga vendi presin edhe vazhdimin e përforcimit të marrëdhënieve me fqinjët.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq sqaron se në KE në këtë moment punojnë në dy dokumente, të cilat kanë të bëjnë me Ballkanin perëndimor. I pari është Strategjia, e cila duhet të prezantohet në shkurt, ndërsa për prillin është planifikuar raporti i planifikuar i rregullt për përparimin, i cili do të jetë pasqyrë e situatës në të gjitha vendet në procesin e eurointegrimit dhe rekomandimet e KE-së, si dhe edhe çka më tej për secilin vend ndaras.

Me këtë rast, sipas Kocijançiq, KE-ja vlerëson se është me rëndësi të bëhet kornizë e ndarë punuese për secilin vend nga Ballkani Perëndimor.

Në mbledhjen e parë të komisarëve të KE-së në vitin 2018 mes të tjerash u shqyrtua edhe afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

"Që këtë ta arrijnë vendet nga rajoni duhet t'u japin prioritet më të lartë reformave në sferën e sundimit të së drejtës, jurisprudencës dhe të drejtave themelore. BE-ja nuk do të bëjë kompromise rreth kritereve për anëtarësim", thotë Kocijançiq.

Tema e njëjtë do të jetë në rend të ditës edhe nesër, kur në Sofje komisarët evropianë do të bisedojnë me përfaqësuesit bullgarë për prioritetet e kryesimit bullgar me BE-në.

Në pajtim me paralajmërimet nga Brukseli, edhe Sofja zyrtare porositi se gjatë kryesimit gjashtëmujor, prioritet i saj do të jetë pikërisht përparimi i Ballkanit Perëndimor.

Në detajet nga raporti punues i KE-së thuhet se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet t'u japin prioritet më të lartë reformave në sferën e sundimit të së drejtës, jurisprudencës dhe të drejtave të njeriut.

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë një nga kushtet për përparimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor jo vetëm në vitin 2018, por edhe kusht për anëtarësim në BE.

Në mbledhjen e parë të eurokomisarëve flitej edhe për prioritetet institucionale të BE-së në periudhën e ardhshme - reformat në ekonomi dhe unioni monetar, përforcimi i kufijve të jashtëm dhe Shengeni, formimi i tregut të vetëm dixhital evropian.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.