Nimic: S’kam propozim të ri, do të ofroj ide nga e kaluara

Nimic: S’kam propozim të ri, do të ofroj ide nga e kaluara

Ndërmjetësuesi për emrin, Metju Nimic njoftoi se nuk do të ketë propozim të ri për emrin. Në takimin e planifikuar për më 17 janar në Nju Jork, ai do të dalë me propozim-ide që tashmë i kanë diskutuar në të kaluarën. Ka një moment pozitiv në Shkup, tha Nimic në një intervistë për televizionin kombëtar grek ERT. Sipas tij, qeveria në Athinë pranon se ky është një hap i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, të gjendet një zgjidhje për kontestin e gjatë.

 

Mendoj se qytetarët e të dyja vendeve ndoshta janë të përgatitur të dëgjojnë disa zgjidhje, që janë me interes të tyre të përbashkët kombëtar, por edhe se ka një kompromis të caktuar, që kjo çështje të zgjidhet – deklaroi Metju Nimic, ndërmjetës për emrin.

Ndërkohë, sot me qëndrim për bisedimet rreth emrit, pas një kohe të gjatë doli edhe Moska zyrtare. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, komentoi se bisedimet po intensifikohen, dhe se nuk bëhet fjalë për afrimin e të dy popujve ballkanik, por për dëshirën e disa vendeve, njëra prej këtyre vendeve të bëhet anëtare e NATO-s.

Maqedonia e cila dëshiron ti bashkohet NATO-s, do të duhet të bëjë lëshime, ndryshe nga Greqia, e cila tashmë është anëtare e Aleancës – tha Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë.

I pyetur nëse Moska do ta pranojë eventualisht emrin e ri të Maqedonisë, edhe pse Rusia vendin tonë tashmë e ka njohur nën emrin Republika e Maqedonisë, Lavrov tha: “Çdo emër që do ta dakordojnë Athina dhe Shkupi, dhe që do të futet zyrtarisht në Kushtetutën e Maqedonisë do të pranohet nga ana e Rusisë. “

Raundi i ri i bisedimeve midis Maqedonisë dhe Greqisë është planifikuar për pasnesër në Nju Jork. Kjo periudhë përkon me periudhën kur vendin tonë do ta vizitojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vjen të mërkurën, dhe të enjten do të mbaj fjalim para deputetëve në Parlamentin e Shkupit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.