Infrastruktura pengesë kryesore për bashkëpunim më të madh afarist me Shqipërinë

Infrastruktura pengesë kryesore për bashkëpunim më të madh afarist me Shqipërinë

Turizmi, bujqësia dhe ndërtimtaria janë sektorët me potencial më të madh për intensifikimin e bashkëpunimit mes kompanive nga Maqedonia dhe Shqipëria. Por infrastruktura edhe më tej është pengesë e madhe.

 

Siç u tha në biznes forumin e sotëm, që e organizoi Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), këmbimi tregtar mes dy vendeve është 100 milionë euro dhe nuk është në nivel të kënaqshëm.

“Durrësi është shumë afër, por nuk kemi hekurudhë për të cilin shkak çmimi i transportit është i lartë dhe porti praktikisht nuk është konkurrent. Njëjtë është edhe me rrugën Tiranë – Shkup. Udhëtohet pesë orë për gjatësi vetëm prej 160 kilometrave. Prej këtyre shkaqeve kompanitë shpesh hapin përfaqësi në zonat tejkufitare”, deklaroi kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha para forumit.

Në këtë kontekst, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me eurobondin e fundit me vlerë 500 milionë euro, Hoxha tha se huazimi i shtetit është i arsyeshëm vetëm nëse pjesa më e madhe e parave harxhohet për investime kapitale.

Në biznes forumin marrin pjesë mbi 20 kompani nga Shqipëria, të cilat punojnë edhe me SHBA-në.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.