Mjafton që t'i nënshtrohesh Krijuesit!

Mjafton që t'i nënshtrohesh Krijuesit!

Ajo që na takon neve është që të bëjmë punën tonë me kujdes të veçantë dhe t'i nënshtrohemi Krijuesit.

Nëse veprojmë kështu, atëherë do të bëhemi dëshmitarë të fuqisë absolute të Krijuesit, që nuk di shterje e as që ka fund.

Sikur t'i nënshtroheshim Krijuesit tonë pa asnjë dyshim në kokë.. Sikur ta njihnim Atë dhe të ishim të vetëdijshëm për dijen që posedon i Gjithëfuqishmi dhe më vonë në çështjet për të cilët jemi të përgjegjshëm ne të mund t'i falënderohemi Atij duke iu nënshtruar plotësisht, pa u ankuar aspak me fjalët, “pse ndodhi kështu?”, “pse vetëm mua më ndodhin këto gjëra?”, “O Zot çfarë ishte gjynahu im”...

Dhe duke mos e kthyer kokën aspak nga porta e Tij, dhe duke u lutur me fjalët, “Krijuesi im, robi yt të erdhi para portës tënde.. kërkoj falje”, dhe ta lëshojmë veten në krahët e Tij, të mëshirës (rahmetit)...

Për të shërbyer si një shembull për ne, do të mundohemi të prezantojmë nënshtrimin e nënës tonë dhe bashkëshorten e Hz. Ibrahimit a.s., Hz. Haxherin. Hz. Ibrahimi a.s., urdhërohet që nënën tonë Hz. Haxherin bashkë me fëmijën e saj t'i lë në mes të një shkretëtire e cila sot njihet si Mekke. Hz. Ibrahimi, i cili len bashkëshorten dhe fëmijën e vetëm të tij në shkretëtirë dhe merr rrugën për tu kthyer përsëri.

Pas pak do të dëgjohej zëri i nënës Haxhere, e cila më vonë do të bëhej edhe gjyshja dhe nëna i të Dërguarit të Allah'ut xh.xh.: “O Ibrahim! O Ibrahim! Neve këtu na ke lënë me urdhrin e Zotit, ose me dëshirën tënde?” Hz. Ibrahimi a.s. i përgjigjet: “O Haxher, të kam lërë këtu me urdhër të Allah'ut xh.xh.”

Pasi i dëgjon fjalët e Hz. Ibrahimi a.s., nga gjuha e Hz. Haxherit dolën këto fjalë: “Nëse na ke lënë neve këtu me urdhër të Zotit, e di që Ai nuk do të na lë të vetëm. Nëse i nënshtrohemi Zotit, dhe i zbatojmë urdhrat e Tij, atëherë patjetër duhet të besojmë se i Gjithëfuqishmi nuk do të na lë neve të vetëm dhe se nuk do të na harxhoj”.

“Ngela pa fuqi o Krijuesi i Gjithësisë”

Atë kohë, Hz. Ismaili a.s. ishte vetëm një fëmijë. Kurse si mbikëqyrës nuk kishte asnjë tjetër afër përveç nënës së tij. Përreth nuk kishte asnjë shenjë ushqimi apo të ujit. Pasi Hz. Ibrahimi a.s. kishte lënë aty Hz. Haxherin dhe ishte larguar, e gjithë pesha i kishte ngelur mbi supet e saja. Mirëpo ajo thoshte se përderisa kjo ndodh me urdhër të Zotit atëherë nuk jam e vetëm, por kam edhe përkrahen e Krijuesit. Pas pak fëmija fillon të qaj nga të eturit. Nëna vrapon herë nga njëra e herë nga ana tjetër për të gjetur një fyt ujë për fëmijën.

Gjëja e parë që i prek syri ishte maja e Safasë. Merr rrugën për tu ngjitur në majën e Safasë me mendimin se vallë a do të mundem të gjej pak ujë. Nuk e mendon fare veten e saj, mirëpo kur ia dëgjonte zërin fëmijës i digjej shpirti. Pasi nuk arrin të gjej gjë në majën e Safasë, kësaj radhe ngjitej në majën e Mervesë dhe ky vrapim mes këtyre dy majave vazhdon për plotë shtatë herë. Katër herë hipën lartë dhe tre herë zbret poshtë.

Nëna jonë, Hz. Haxheri, e cila më në fund lodhet duke ngelur pa fuqi, i kthehet Zotit me këto fjalë: “Ngela pa fuqi o Krijues i Gjithësisë. Bëra gjithçka që kisha në duart e mia. Nuk mund ta lë fëmijën dhe të shkoj, e as që mund t'i vij kundër urdhrit tënd. Kam nevojë për ndihmën tënde”. Kjo lutje e sinqertë e saj, vë në funksion mëshirën e Krijuesit të Gjithësisë dhe me një urdhër Hyjnore, Hz. Ismaili a.s. i bie tokës me këmbë dhe fillon të shpërthejë ujë (zemzem) nga toka. Dhe nga ki ujë edhe fëmija, por edhe nëna pinë deri sa t'ju shuhet etja. Po, nëna jonë, Hz. Haxheri, në këtë mënyrë merr frutën e nënshtrimit të saj dhe gjithashtu u jep një mësim të mirë të gjithë besimtarëve që do të vinin deri në ditën e gjykimit. (İbn Sad, Tabakat, 1/50-164)

Ai që do t'i largoj të gjitha problemet nga ne dhe që do të na sjell paqe, Ai që do të shpërthej zemzemi në botën tonë shpirtërore, Ai që do të na ofroj në horizontet e besimit dhe që do të na i ndal plagët e gjakosura, nuk është anjë tjetër pos Krijuesit të Gjithësisë. Ne, do ta bëjmë punën me kujdes të veçantë, duke i përdorur mundësitë që na i ka falur Krijuesi i Gjithësisë. Ja, menjëherë pas kësaj do të jemi dëshmitarë të fuqisë absolute të Krijuesit tonë.

Nata do të na bëhet ditë, agimet do të lindin, gjeli i bardhë do të këndojë, zërat e këqija do të ndalen dhe njerëzit që i kuptojnë gjërat nga e mbrapa do të zhduken.

Ajo që na takon neve është që t'i dorëzohemi Krijuesit pa kusht dhe të mos ndahemi nga porta e Tij deri në frymën e fundit me një besnikëri të sinqertë duke e harxhuar një jetë të tërë për ta njohur Atë dhe për ta bërë Atë të njohur tek të tjerët.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.