Fëmijët janë amaneti nga i gjithëfuqishmi

Fëmijët janë amaneti nga i gjithëfuqishmi

Ditët e sodit kur gjërat pamoralshme janë përhapur në çdo pjesë të jetës tonë, kërkon përkujdesje më të madhe për fëmijët, si dhe masa të menjëhershme të parandalimit para se gjithçka të bëhet vonë.

Për ta zhvilluar një fidan, për ta jetësuar atë, për ta bërë atë të dobishëm dhe për të dhënë fruta është e ndërlidhur ngushtë me përcjelljen nga afër dhe mbrojtjen e tij. Nëse krimbat, insektet, bari i keq dhe gjembat që i vërsulen fidanit nuk pastrohen me kohë, duke e ujitur fidanin në kohë, nëse nuk mirëmbahet edhe verës edhe dimrit, fidani prej të cilit pritet të kemi dobi dhe nga i cili në të ardhmen presim të jep fruta, do të shihet se si është duke u humbur në mesin e një pjese të barit të keq dhe në mesin e gjembave, madje duke u shkatërruar nga ana e krimbave dhe insekteve.

Njëjtë sikur kjo, nëse edhe ne si prindër tentojmë që fëmijët tanë të cilët i mbikëqyrim njëjtë sikur një filiz, të jenë të dobishëm për veten e tyre, familjen, shoqërinë dhe fenë e tyre, duhet ta tregojmë seriozitetin e njëjtë. Rrënjët e këtij fidani i cili do të zhvillohet nga fillimi duhet ta mbjellim në truallin e Kur'anit, kurse zemrën dhe shpirtin duhet të ujisim me ujin e keutherit, që është ujë jetëdhënës dhe duke iu mundësuar që të zhvillohet nën diellin e Islamit, që i jep shpirt të pashpirtëve, do ta mbrojmë atë nga shkëmbinjtë e larta dhe nga gjembat e egra. Nëse në ndonjë mënyrë është hedhur në një vend të tillë, atëherë duhet t'i ndërrohet vendi; dhe të vendoset në tokën më të pastër, aty ku është më e frytshme, e pastër si në xhenet, në vende ku trëndafilat dhe llojet e tjera të luleve posedojnë erërat më të mira dhe japin një jehonë më të lartë.

Fëmijët i kemi nga një amanet

Fëmijët janë një amanet që na i ka falur i Gjithëfuqishmi. Mendimi dhe ndjenja për të tradhtuar amanetin e dhënë nga i Gjithëfuqishmi, nuk duhet të kaloj as edhe nga oborri i një Myslimani të vërtetë. Një person që ka për qëllim të jetoj Islamin e vërtetë, duhet të jetë shumë i vëmendshëm ndaj amanetit të dhënë. Jetës shpirtërore të fëmijës së tij, një person duhet t'i tregoj të paktën aq kujdes sa është duke i treguar vëmendje mirëmbajtjes së oborrit të tij.

Sidomos në ditët e sotme kur e pamoralshmja është përhapur në çdo pjesë të jetës tonë, kur një shoqëri përmes transmetimeve të pamoralshme mundohet të gëlltis të rinjtë sikur ujqit, kërkon përkujdesje më të madhe për fëmijët, si dhe masa të hershme për parandalim, para se gjithçka të bëhet vonë. Që në moshë të vogël fëmijëve tanë duhet t’ua tregoj dashurinë ndaj Allahut dhe Pejgamberit të tij, lidhjen me Kur'anin dhe Islamin, si dhe dashurinë për t'i dal krah fesë së Allahut xh.xh. duhet me e vendos në trurin e fëmijëve si një letër të pastër dhe të gjallëroj këtë ndjenjë dhe emocion në zemrat e tyre.

Atje ku erërat e imanit janë më të këndshme. Atje ku fryn flladi veror. Atje ku gjendet uji i pastër, pas të cilës vrapojnë të gjithë ata që digjen flakë... Në cilën lagje janë duke jetuar njerëzit të cilët e ndjejnë dhe e thithin këtë erë. Këto duhet t'i kërkojmë dhe t'i gjejmë. Në atë vend dhe në atë lagje duhet t'i lejmë fëmijët tanë në grup. Nëse këtë gjë e bëjmë, rrugës për në botën tjetër do të shkojmë me zemër të qetë, dhe do të marrim pjesë në grupin e besnikëve që nuk e kanë tradhtuar amanetin e tyre. Kështu që i gjithë njerëzimi do të lutet për ne ngaqë si pasardhës kemi lënë njerëz të dobishëm për të gjithë njerëzimin.

Nëse nuk bëhemi të vëmendshëm duke mos treguar kujdes të veçantë ndaj fëmijëve tanë duke menduar se “ende është i vogël”, në vitet në vijim do të vërejmë se si fëmijët tanë shkëputen nga ne dhe po marrin kahe të tjera dhe si përfundim do të kuptojmë që e kemi mashtruar veten tonë. Mirëpo, atëherë do të jetë vonë dhe anija do të jetë shumë larg bregut. Do të valëvisim me dorë, por asnjëri nuk do të na vërej, asnjëri nuk do të na i dëgjoj fjalën dhe kjo do të na bëj të ndjehemi shumë pishman.

Nëna dhe babai duhet të bëhen nga një model i mirë

Një nënë dhe baba, e ka patjetër që para fëmijës së tyre ta jetoj Islamin, dhe të jetë shembull për të. Nëse nëna dhe babai nuk e jeton Islamin dhe nuk i jep rëndësi namazit dhe agjërimit, si dhe i shkel vlerat e moralit, atëherë edhe fjalët e tyre nuk do të kenë ndikim. Ata që ankohen nga fëmijët e tyre, fillimisht duhet të kontrollojnë veten e tyre. Vallë a e jetojnë Islamin aq sa duhet? A mund të shërbejnë si shembull për fëmijët e tyre? Krahas nevojave materiale, vallë a mund t'i plotësojnë edhe nevojat shpirtërore të fëmijëve të tyre? A mund ta ngopin urinë shpirtërore të fëmijëve të tyre?

Shkrimin dua ta përfundoj me këto fjali: Një pemë dhe një gjallesë që mirëmbahet jo vetëm që jep fruta, por gjithashtu edhe e vazhdon brezin e tij. Nëse nuk mirëmbahet, atëherë pema ndoshta do jetë e gjallë, por bëhet joproduktiv. Atëherë ç'ndodh me njeriun që vjen në botë me mijëra dhunti dhe aftësi... vallë a nuk duhet të paktën edhe ai të mirëmbahet aq sa edhe një pemë?

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.