Si të zgjidhni një libër të mirë në librari?

  1. Mos u gënjeni nga titulli. Vlen vërtet ajo thënia popullore “Mos e gjyko një libër nga kopertina”, pasi ndodh vërtet që një libër mund të të tërheqë shumë nga kopertina dhe titulli, ndërkohë që mund të mos ketë atë çfarë ti kërkon tek një vepër letrare.
  2. Pyesni shitësit e librarive, punonjësit e bibliotekave apo miqtë tuaj. Ata përgjithësisht janë lexues të rregullt dhe mund t’ju sugjerojnë libra vërtet të mirë, bazuar në shijet tuaja. Mjafton të shkoni, t’i tregoni se çfarë kërkoni në një libër dhe ata do t’ju ndihmojnë.
  3. Kërkoni për tituj librash edhe në internet. Ndoshta nuk e besoni që në internet mund të gjeni sugjerime vërtet të mira.
  4. Qëndrojini besnikë shijeve tuaja. Shpesh kur vendosim të lexojmë një autor të ri, apo një drejtim të ri letrar, zhgënjehemi. Kjo ndodh sepse shpesh nuk e gjejmë veten në këto risi, si dhe për faktin që jemi mësuar me një rrymë të caktuar letrare
  5. Mos u gënjeni nga reklamat dhe vlerësimet e shumta që u bëhen veprave në televizione, apo në massmedia.
Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkollë

Në një kohë kur të gjithë jemi ‘viktimë’ e përdorimit të tepërt të telefonit, më së shumti janë fëmijët ata që e vuajnë. Nisur nga kjo, Franca ka marrë vendimin që t’i heqë telefonat në shkollë, në mënyrë që ata t’ju kthehen lojërave dhe argëtimit.

MASH: Për reformat në arsim kemi hapur proces të gjerë konsultativ

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është formuar një grup, i cili debaton për nevojën e ndryshimit të Ligjit për arsim të lartë, në të cilin krahas të tjerëve, është e kyçur edhe një përfaqësues i SASHK. Pjesëmarrja e tij në punën e deritanishme të komisionit është qenësore, e jo protokollare dhe e çmojmë kontributin dhe angazhimin e të gjithë anëtarëve, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e SASHK-së, kumtoi MASH pasi që sot kryetari i SASHK-së, Jakim Nedellkov deklaroi se me përbërjen e re të Ministrisë deri më tani kanë pasur vetëm një takim, i cili ka qenë protokollar.
MASH në shkrim thekson se ka hapur proces të gjerë konsultativ, në të cilin janë të kyçur përfaqësues të organizatave sindikale, plenumeve të arsimtarëve dhe profesorëve, plenumi i studentëve, organizatat civile dhe ekspertët të cilët punojnë në fushën e arsimit.
Lidhur me atë nëse reformat në arsim do të thonë edhe zvogëlim të numrit të kuadrit mësimor, MASH thekson se kjo çështje është diskutuar edhe në takimin që e kanë pasur me përfaqësuesit e SASHK-së dhe me organizatat e tjera sindikale, plenume dhe organizata civile ku, thekson MASH, është treguar qartë se zvogëlimi i numrit të lëndëve nuk do të thotë edhe zvogëlim i numrit të kuadrit mësimor.

Please publish modules in offcanvas position.