Vritet Ivanoviç, Serbët ndërpresin bisedimet në Bruksel

Vritet Ivanoviç, Serbët ndërpresin bisedimet në Bruksel

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot dhe mësohet se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviç.

 

Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjithnjë sipas “Blicit”, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Kjo gazetë thotë se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanoviqit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, përcjell Koha.net.

Vuçiq ka caktuar sot për në orën 12 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave.

Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës.

Kush ishte Oliver Ivanoviç?

oliver ivanovic 9e873

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe shkollën inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë, po ashtu u diplomua edhe nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës “TransKosovo”, në Fabrikën e Pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikel” nga Drenasi deri më 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviqi u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karateje. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.

Ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.