Mogherini telefonon Thaçin dhe Vuçiqin, kërkon që vrasja e Ivanoviqit të zbardhet sa më shpejt

Mogherini telefonon Thaçin dhe Vuçiçin, kërkon që vrasja e Ivanoviqit të zbardhet sa më shpejt

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u ka telefonuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në Mitrovicën e Veriut.

“Në bisedat telefonike, Përfaqësuesja e Lartë ka dënuar fuqishëm vrasjen dhe shprehi ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij. Ajo shtoi se shpreson që autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë nuk do të kursejnë përpjekjet për të gjetur autorët dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX do të mbështes autoritetet në përputhje me mandatin e saj”, thuhet në njoftimin e zyrës së Mogherinit.

Mogherini gjithashtu ju ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje dhe të lejojnë organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.