Faktet historike pengojnë zgjidhjen e çështje së emrit Maqedoni

Faktet historike pengojnë zgjidhjen e çështje së emrit Maqedoni

Emri i shtetit vazhdon të mbetet një ndër çështjet mjaft komplekse dhe të pazgjidhura që nga koha e pavarësisë së Maqedonisë.

Aspekti historik, etnik, kulturor dhe gjuhësor janë çështje të cilat duhet të trajtohen me kujdes për të mos vënë në pikëpyetje identitetin e popullit maqedonas.

Kështu të paktën mendojnë shumica e qytetarëve maqedonas, ndërsa shqiptarët të cilët janë përcaktues për të ardhmen e vendit janë pro ndryshimit të emrit për ti hapur rrugë zgjidhjes së kontestit me Greqinë dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe BE dhe NATO-s. Nëse nuk do ishte problem emri atëherë Maqedonia, nuk do të ballafaqohet me problem ekonomike, politike, etnike me korrupsion dhe krim të organizuar.

Në emër të kësaj çështje tashmë e disa vite liderët bëjnë politike për të qëndruar në pushtet. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë nga Jugosllavia në vitin 1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit "Maqedoni" (të konsideruara si simbole të Helenëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995, por problemet me emrin Maqedoni akoma ekzistojnë.

Ndryshimi i statusit politik të Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, që shënoi fundin e luftës së shqiptarëve në vitin 2001, si dhe zhvillimi i ulët ekonomik vazhdojnë të jenë çështje diskutimi për këtë shtet. Pse çështja e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë nuk është aq e lehtë?

Diplomacia e qeverisë së re nëse mbështetet përsëri në faktet historike, që në fillim do të kundërshtohet nga grekët. Klima relaksuese me fqinjët është një qasje e mire, por natyra e negociatave është komplekse. Me Bullgarinë pritet të ketë normalizim , por nuk jepen detaje në lidhje me përdorimin e gjuhës, ndërsa me Serbinë vazhdon mosmarrëveshjet në mes kishës.

Disa media raportuan se Maqedonia mund të quhet Paeonia, Maqedonia e Epërme, Republika e Shkupit, por mbesin në sferën e propozimeve të qarqeve të ndryshme.

Në fakt bazuar në dokumentet e historianit të famshëm romak Plutark, emri Paeonia nuk përputhet me realitetin e sotëm politik, gjuhësor, gjeografik dhe etnografik të Maqedonisë. Por meqenëse realiteti gjeopolitik tregon diçka tjetër për Maqedoninë e viteve 1945-1991 dhe pas shpalljes së pavarësisë, mbetet që SHBA të propozojë një emër tjetër i pranueshëm për të gjitha palët.

Partitë shqiptare mund t'i shfrytëzojnë të gjitha faktet se si duhet të quhet Maqedonia me këtë përbërje multi-etnike. Partitë shqiptare deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë propozim konkret për emrin. Në anën tjetër as pala amerikane nuk ka dhënë propozime konkrete për emrin, por ka kërkuar nga palët dhe nga ndërmjetësuesi për çështjen e emrit që sa më parë të gjendet në zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe të zhbllokohen të gjitha proceset.

Pavarësisht të gjitha zhvillimeve dhe propozimeve një gjë është e qartë se Maqedonia, nuk do të mund të bëhet anëtare e NATO-s qoftë edhe me ndonjë referencë pa mos e zgjidhur kontestin në lidhje me emrin me Greqinë. Ftesën për anëtarësim në NATO, Maqedonia do ta marrë vetëm pasi ta gjejë zgjidhje të përbashkët me Greqinë për çështjen e emrit dhe pasi t’i realizojë reformat e nevojshme, porositi ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Taxhan Illdem.

Sipas tij, NATO-ja vlerëson përpjekjet e Qeverisë së re për arritjen e standardeve dhe e inkurajoi atë të mbetet e fokusuar në agjendën e reformave, me të cilën do të arrihet stabiliteti politik.

Në emër të progresit dhe stabilitetit, vizioni i vetëm që duhet ta ndiqni është se në demokraci, sundimin e ligjit, uniteti multietnik dhe fqinjësia e mirë, janë primare dhe jam shumë i lumtur nga fakti se ky vizion është shpërndarë dhe promovuar nga të gjithë liderët që kam takuar gjatë vizitës sime këtu, duke vënë theksin tek emir.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.