Koalicionet lokale përcaktues për fitore në komunat e mëdha

Koalicionet lokale përcaktues për fitore në komunat e mëdha

Zgjedhjet lokale në Maqedoni pritet të shënojnë një hap pak më ndryshe se sa në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe ato parlamentare. Për dallim nga zgjedhjet e para katër viteve, në këto zgjedhje beteja për të parin e komunave do të jetë shumë e ashpër. Lufta fillimisht është duke u bërë brenda vetë partive politike ku aspiratat për të qenë kandidat kanë shfaqur shumë emra. Kryetarët aktual në shumicën e komunave kërkojnë edhe një mandate, ndërsa emra të ri paraqiten si kandidat më të preferuar. Në anën tjetër vetë organet e partisë janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë që në këto zgjedhje të dalin me kandidat sa më të fortë për shkak se konkurrenca do të jetë shumë e fortë, kurse koalicionet do të jenë shumë të paqarta deri në ditën e fundit të fushatës elektorale.

Në kampin politik shqiptar sipas sondazheve të fundit beteja kryesore do të jetë në Tetovë, Gostivar dhe Çair, kryesisht ndërmjet partive politike shqiptare, ndërsa në kampin politik maqedonas beteja do të jetë për Shkupin, Kumanovën, Ohrin, Strumicën dhe qytete tjera lindore që kanë qenë bastione të VMRO-DPMNE. Enigmë në këto zgjedhje do jetë Kërçova dhe Struga dy komuna të udhëhequra nga shqiptarët, njëra nga kandidati i BDI-së, kurse tjetra nga kandidati i PDSH-së, i cili më vonë krijoi LR-PDSH. Rreziku që shqiptarët ti humbasin këto dy komuna është shumë i madh sidomos në Kërçovë, ku partitë politike maqedonase mund të dalin me një kandidat të përbashkët ashtu siç ndodhi në vitin 2013, ndërsa partitë politike nuk kanë dhënë sinjale për një bashkëpunim të mundshëm. Mobilizimi gjithëshqiptarë është i vetmi opsion për ta mbajtur edhe katër vite këtë komunë.
Në Strugë, në rrethin e parë në garë pritet të jenë tre ose katër kandidat shqiptar ndërsa në rrethin e dytë një shqiptar dhe një kandidat maqedonas. Pavarësisht kalkulimeve ose mos gatishmërisë së partive struganët në rrethin e dytë do të mbështesin kandidatin shqiptar njejtë sikurse vepruan dhe në zgjedhjet e fundit lokale. Në komunat tjera beteja kryesore do të jetë në mes BDI-së dhe Besës, të cilat në shumë komuna do të jenë në raundin e dytë dhe do të jenë koalicionet ata të cilat do ta përcaktojnë edhe fituesin e zgjedhjeve. Në këtë mes në shumë komuna mund të futet edhe LSDM-ja e cila pas vetes ka një numër të konsiderueshëm të votove shqiptare dhe ka shumë të ngjarë të fitojë edhe komuna të banuara me shumicë shqiptare. Synimi i tyre është Studeniçani, Haraçina, Dollneni, dhe opsioni i fundit mbetet Dibra ku në zgjedhjet e fundit ishte fituese apsolute.
Në opinion flitet se kush fiton Tetovën, Gostivarin dhe Çairin do të jetë fitues absolut edhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nëse marrim parasysh zgjedhjet parlamentare të 2016, mund të konkludojmë se përcaktues për fituesin e zgjedhjeve në Tetovë, Gostivar do të jenë maqedonasit.
Në vitin 2016, BDI në komunën e Tetovës, kishte 10.700 vota, BESA 8.500, PDSH 7.200, LSDM 7.200, VMRO 8.000. Matematikat flasin se vota e maqedonasve mund të jetë përcaktuese për fitoren e kandidatit shqiptar. Në Gostivar sipas rezultateve të fundit BDI-ja ka shumë të ngjarë që të sigurojë fitoren pa pasur nevojën e koalicionit, ndërsa në Çair situate është pak më ndryshe sepse asnjëra parti nuk do të mund të sigurojë fitoren e vetme.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.