Qeverinë e re të Maqedonisë e presin shumë beteja

Qeverinë e re të Maqedonisë e presin shumë beteja

Zoran Zaev në bashkëpunim me partitë e koalicionit qeverisës para vetes do të kenë shumë sfida, duke filluar nga procesi i euro-integrimeve, çrrënjosja e strukturave serbo-ruse të cilat kanë lëshuar rrënjë të thella në sistemin institucional, përmirësimi i marrëdhënieve me shtete fqinje në veçanti me Kosovën dhe Shqipërinë, pastaj zgjedhja  e kontestit të emrit me Greqinë e cila shihet si një ndër pikat më të nxehta në skenën politike të Ballkanit, përmirësimi i raporteve me Bullgarinë raporte këta të cilat viteve të fundit kanë pasur një luhatje të madhe  dhe shumë çështje të tjera.

Qeveria e re e Maqedonisë e kryesuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev në koalicion me dy partitë politike shqiptare BDI e Ali Ahmetit dhe LR-PDSH e Ziadin Selës, që në start do të ketë shumë sfida, megjithatë është qeveri që po fut vendin në rrugën e stabilizimit.

Në anën tjetër prioritet i perëndimit dhe SHBA që në kohën e krizës politike ka qenë që vendi të orientohet drejt strukturave euroatlantike dhe të shmanget nga ndikimi rus dhe ai serb. Ndërhyrja e faktorit perëndimor dhe vendosmëria e dy partive politike shqiptare për të formuar qeverinë në tërësi e kanë çmontuar skenarin rus dhe atë serb për të destabilizuar vendin dhe për të krijuar kaos në këtë shtet të vogël të Ballkanit. Ndërhyrja direkte e shërbimeve sekrete serbe në ngjarjet e 27 Prillit dëshmon se në Maqedoni gjithçka është vënë në rrezik dhe nën kontroll të qarqeve të huaja antishqiptare.

Shqiptarët përmes platformës politike të unifikimit të interesave nacionale arritën t’ua pamundësojnë strukturave të Gruevskit ndërrimin e kursit të krizës nga një krizë politike brenda bllokut maqedonas, në një krizë ndëretnike që do t’ia mundësonte faktorit rus praninë më aktive në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Në anën tjetër vendimi i partisë së tretë shqiptare BESA për të mos qenë pjesë e qeverisë në një fare mase e ka zbehur forcën e kësaj qeveri e cila do të duhet të funksionojë mbi një vijë mjaft të hollë e cila në çdo moment mund të këputet.

Zoran Zaev në bashkëpunim me partitë e koalicionit qeverisës para vetes do të përballet me shumë çështje, duke filluar nga procesi i euro-integrimeve, çrrënjosja e strukturave serbo-ruse të cilat kanë lëshuar rrënjë të thella në sistemin institucional, përmirësimi i marrëdhënieve me shtete fqinje në veçanti me Kosovën dhe Shqipërinë, pastaj zgjedhja e kontestit të emrit me Greqinë e cila shihet si një ndër pikat më të nxehta në skenën politike të Ballkanit, përmirësimi i raporteve me Bullgarinë raporte këta të cilat viteve të fundit kanë pasur një luhatje të madhe dhe shumë çështje të tjera. Në anën tjetër ndihma e vendeve të BE-së dhe SHBA nuk do të mungojë pasi kanë qenë këto vende të cilat i kanë ndihmuar kësaj qeveri të re që të vijë në pushtet dhe të krijojë një farë stabiliteti politik dhe ekonomik.

Në arenën ndërkombëtare janë këta çështjet kryesore me të cilat do të përballet qeveria Zaev-Ahmeti-Sela, rruga e të cilës nuk do të jetë shumë e vështirë. Në arenën e brendshme funksionimi i qeverisë do të përballet me shumë sfida duke filluar nga kriza e rëndë ekonomike, mungesa e funksionimit të shtetit ligjor, mos respektimi i të drejtave të njeriut, mungesa e lirisë së medies dhe fjalës së lirë, arsimi, borxhi i jashtëm që kap vlerën e 50 % të GDP më nivel vendi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu një ndër problemet më komplekse mbetet Prokuroria Publike Specila e krijuar me marrëveshje politike në mes katër partive më të mëdha me mbështetje të faktorit ndërkombëtar e cila akoma nuk ka përfunduar misionin e saj.

Qeveria e re do të duhet të gjejë modul për t’i vazhduar mandatin kësaj Prokuroria pa pasur mbështetjen e 51 deputetëve të opozitës maqedonase të kryesuar nga Nikolla Gruevski. Në këtë drejtim shumica e qytetarëve janë skeptik për punën e PPS për shkak se të gjitha procedurat e ngritura nga kjo prokurori marrin epilogun negative në organet e gjyqësisë dhe në Prokurorinë Themelore Publike , organe këta të cilat kanë qenë nën diktatin e partisë së Nikolla Gruevskit. Duke marrë parasysh të gjitha këta elemente vihet në pikëpyetje puna e kësaj prokurorie dhe mundësia për vazhdimin e mandatit.

Dhe në fund mbeten zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në fund të muajit Tetor ose në fillim të muajit Nëntor, zgjedhje këta mjaft të rëndësishme pasi do të jenë një matës i saktë për rejtingun e partive politike, për orientimin e shqiptarëve të cilët në zgjedhjet e fundit në masë të madhe mbështeten LSDM, dhe për konkurrencën në mes vetë kandidatëve që do të jenë në garë. Struga, Kërçova, do të vënë në s’ provë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase dhe realitetin e ri që po krijohet në këtë vend të vogël të Ballkanit, ndërsa Haraçina mund të jetë komuna e parë me shumicë absolute shqiptare që do të zgjedh kandidat të partisë maqedonase.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.