Kryeministri I Maqedonisë Zoran Zaevi në kërim të votave

Kryeministri I Maqedonisë Zoran Zaevi në kërim të votave

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në 100 ditshin e parë të qeverisjes do të përballet me shumë sfida, duke filluar nga numri i kufizuar i deputetëve për të mbajtur të gjallë qeverinë, frika nga mosplotësimi i kërkesave dhe dëshirave të partnerit të koalicionit, akuzat nga opozita si dhe obstruksionet që i bën ajo për të ngadalësuar proceset e nisura, mungesa e një strategjie të qartë ekonomike për të nxjerr vendin nga kriza, borxhet e mëdha ndaj donatorëve dhe bankave etj.

Pavarësisht të gjitha këtyre sfidave si duket Zaevi , që në ditët e para të qeverisjes është në kërkim të votave të deputetëve që nuk janë pjesë e koalicionit qeveritar për të qenë më i sigurt. Kemi një qeveri e cila lëviz nëpër një tel të hollë i cili nga moment në moment mund të këputet për t’i hapur rrugë dhe për t’i plotësuar dëshirën ish kryeministrit Gruevski që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shkëputja e dy deputetëve nga grupi parlamentar i LSDM, megjithëse kanë pohuar se nuk e braktisin koalicionin në opinion ka ngritur dyshime se qeveri është vënë në rrezik.

Në anën tjetër bisedimet e lideri të BDI-së Ali Ahmeti në Tetovë me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi i cili ka dy vende në kuvend bën të qartë synimin që kanë partitë e koalicionit qeverisës. Me dy votat e PDSH-së qeveria e Maqedonisë do të kishte një garanci më shumë dhe më të sigurt për të funksionuar si duhet.

Kjo nismë e BDI-së, është mbështetur apo ndoshta është kërkuar nga vetë kryeministri i vendit Zoran Zaev i cili ka ftuar në takim Thaçin ku do të debatohet për shumë çështje, duke mos përjashtuar edhe futjen në qeveri ose të paktën për të votuar këtë qeveri atëherë kur do të ketë mungesë të numrit të deputetëve. Dy votat e deputetëve të opozitës shqiptare PDSH-së, mund të jenë kyçe për këtë qeveri dhe këta dy vota do të kenë peshën e pothuajse gjithë situatës në vend.

Nëse dy votat do të jenë kundër ka shumë të ngjarë që qeveria të bie dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme që do të ishin në favor të opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase. Përkundër këtij fakti Zaevi do të duhet që brenda 100 ditëve të vë në binar sundimin e shtetit të së drejtës dhe demokracinë, pastaj të rimëkëmb ekonominë dhe të krijojë hapjen e vendeve të reja të punës për të krijuar kështu premise se vendi po ecën në rrugën e duhur. Procesi i integrimeve në BE dhe NATO edhe përkundër dëshirës së madhe dhe shpresave se do të jetë një proces i lehtë në fakt po ndodh e kundërta.

Informacionet nga NATO, bëjnë më dije se integrimi Maqedonisë në këtë strukturë mund të bëhet pasi të zgjidhet kontesti i emrit me shtetin fqinj Greqinë, një çështje kjo që po trajtohet më shumë se 20 vite dhe aspak nuk ka lëvizur nga pika zero.

Në këtë drejtim kryeministri nuk ka strategji pasi deklarata e tij në lidhje me emrin janë në një vijë me strategjinë e ish kryeministrit Gruevski, i cili deklaronte se çështja e emrit do të zgjidhet me Referendum.

Edhe ky i fundit nuk e përjashton mundësinë e organizimit të referendumit i cili mund të jetë edhe katastrofal për vendin nëse ai dështon. Varianti i dytë integrimi në BE-, nuk mund të ndodh nëse nuk dënohen kriminelët, të korruptuarit, zyrtarët që kanë shkelur të drejtat dhe liritë e medieve, dhunuesit e deputetëve dhe shumë krime të tjera. Janë këto kushte nga të cilat strukturat euro atlantike nuk lëvizin aspak.

Nëse këta kërkesa që i ka vënë para vetes qeveria se do ti realizojë atëherë rruga drejt integrimeve euro-atlantike do të jetë e hapur në të kundërtën vendi mund të futet në një krizë akoma më të thellë politike, sociale dhe ekonomike.

Por, të presim 100 ditshin e parë të qeverisjes për të parë se në ç’drejtim është duke e çuar vendin Zoran Zaevi dhe koalicioni i tij qeverisës.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.