Stuhia dimërore solli shumë borë në Japoni

Stuhia dimërore solli shumë borë në Japoni

Stuhia dimërore, e cila sot përfshiu rajone të mëdha të Japonisë, solli borë prej 73 centimetrash në disa vende, kumtoi shërbimi meteorologjik japonez.

 

Në ishullin verior Hokaido për shkak të stuhisë udhëtimet i anuluan 149 trena dhe tetë anije. Në qytetin Masike stuhia u shoqërua me erëra me shpejtësi deri 124 kilometra në orë, ndërsa në disa pjesë të ishujve ranë 35 centimetra borë.

Shërbimi meteorologjik japonez parashikon ende borë deri 60-të centimetra në Hokaido, në pjesët verilindore dhe rajonin Hokuriku. Ai paralajmëroi stuhi, valë të mëdha dhe trafik në komunikacion në pjesën veriore të Japonisë dhe përgjatë bregut të Detit Japonez deri të premten.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.