Tusk: Historia e Ballkanit është më dramatike se 'Loja e froneve'

Tusk: Historia e Ballkanit është më dramatike se 'Loja e froneve'

Kryetari i Këshillit Evropian Donlad Tusk vlerësoi se historia e Ballkanit është më dramatike dhe më interesante se skenari i serialit "Loja e froneve", edhe pse siç citoi në rajon nuk ka dragonj.

 

"Të gjithë do të donim që e kaluara dhe e ardhmja e Ballkanit të kishin një skenar më pak dramatik. Stabiliteti, siguria, prosperiteti, kjo është ajo që njerëzit e meritojnë në tërë rajonin. Qëllimi i Evropës është të ndihmojë që ky skenar të bëhet realitet", deklaroi Tusk në Sofje në ceremoninë me rastin e kryesimit bullgar me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ai vlerësoi se është gjë e mirë që e ardhmja e Ballkanit është një nga prioritetet e kryesimit të Bullgarisë me BE-në.

Tusk i habiti të gjithë të pranishmit në sallë në Teatrin Popullor me atë që i tërë fjalimi i tij ishte në gjuhën bullgare.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.