MF përmes softuerit do t'i ndjekë obligimet e shfrytëzuesve buxhetorë

MF përmes softuerit do t'i ndjekë obligimet e shfrytëzuesve buxhetorë

Ministria e Financave përpunoi softuer, ku të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë do të duhet t'i plotësojnë obligimet e tyre të papaguara. Në këtë mënyrë do të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme të obligimeve në kohë reale. Ligji i cili e mundëson këtë, veçmë është përgatitur, paralajmëroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, në intervistë për TVM-në.

 

Tevdovski thotë se rreth 360 milionë euro obligime të papaguara, por të fshehura nga ana e institucioneve publike, të cilat e kanë trashëguar, është sasi serioze e obligimeve të mbledhura, nëse merret parasysh se deficiti i Maqedonisë është rreth 300 milionë euro.

"Puna e dytë që është shumë me rëndësi është se ne kemi arritur për kohë të shkurtë një pjesë të atyre obligimeve t'i paguajmë. Për shembull, për Filarmoninë, e cila është hapur me shumë pompozitet, praktikisht ka pasur borxhe serioze të papaguara, të mbetura nga pushteti i kaluar. Ne ato borxhe arritëm në pjesën më të madhe t'i paguajmë", thotë ai në intervistë.

Tevdovski potencoi se hapja e transparencës është hap kyç, pasi me këtë opinioni do të ketë mbikëqyrje në harxhimin e parave dhe do të mund të bëjë presion nëse dikush nuk i harxhon paratë ashtu siç duhet.

"Unë personalisht mendoj se transparenca është hapi i parë në normalizimin dhe stabilizimin e gjendjeve në Maqedoni. Jo vetëm në ekonomi, por edhe në përgjithësi", vlerëson ai.

Lidhur me rritjen e projektuar të ekonomisë prej 3,2 për qind për këtë vit, Tevdovski thotë se është real.

"Stabilizimi i gjendjes politike së bashku me kthimin e besimit të investuesve duhet të kontribuojë për rritjen e investimeve private. Kjo është ajo që na mungoi viteve të kaluara që kjo të mundësohet. Për herë të parë në Buxhet ka përkrahje serioze, para së gjithash për ndërmarrjet e vendit krahas atyre të huaja. Përkrahja përfshin përkrahje për investime, për hapjen e vendeve të reja të punës. Ky është një këndvështrim, i dyti është, që ta kthejmë kredibilitetin dhe besimin te investitorët, MF shumë fuqishëm punoi në transparencën", sqaron Tevdovski.

Lidhur me realizimin e investimeve kapitale, të cilat këtë vit në buxhet janë 400 milionë euro, Tevdovski thotë se Ministria e Financave do të bëjë presion të fuqishëm që investimet kapitale të realizohen, pasi kjo do ta lëvizë ekonominë.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.