Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë globale prej 3,1 për qind në vitin 2018

Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë globale prej 3,1 për qind në vitin 2018

Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë globale prej 3,1 për qind këtë vit, që është rezultati më i mirë i saj në shtatë vitet e fundit. Kjo theksohet në raportin e bankës të publikuar dje.

 

Banka e rriti për 0,3 për qind pikë parashikimin e vet për rritjen e ekonomisë globale në vitin 2018 në qershor.

"Rritja botërore është më e fuqishme se që e parashikuam", deklaroi Ajhan Kose, ekonomist në Bankën Botërore.

Ky vit ka "mundësi të mira" të bëhet viti i parë pas krizës financiare prej vitit 2008, në të cilin ekonomia botërore do të punojë pothuajse me fuqi të plotë, theksoi eksperti, autor kryesor i raportit gjashtëmujor për koniunkturën ekonomike botërore.

Për vitin 2019 Banka Botërore parashikon rritje stabile prej 3 për qind, ndërsa për vitin 2020 pritjet janë 2,9 për qind.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.