Raporti i FREEDOM HOUSE: Maqedonia pjesërish i lirë, Turqia shtet jo i lirë

Raporti i FREEDOM HOUSE: Maqedonia pjesërish e lirë, Turqia shtet jo e lirë

FREEDOM HOUSE,  në raportin e ri për liritë në botë në vitin 2018 të publikuar sot ka konstatuar se qytetarët e Maqedonisë kanë liri të pjesëshme.

 

FH map 8e695

Në raport ku thuhet, “Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike me përfshirje të komuniteteve etnike”, vlerëson se garnitura e re qeveritare në Maqedoni ka për qëllim që ta çrrënjosë korrupsionin dhe keqpërdorimet e tjera të sistemit të forcuara gjatë kohës së qeverisë paraprake.

Në raportin për liritë në botë për vitin 2018, vlerësimi është se Maqedonia është shtet me liri të pjesëshme, status të cilin e mban që nga vitit 1998.

Këto vite pikët variojnë nga 3 deri në 4 të shkallës prej 7 pikëve.

Në të njëjtin nivel këtë vit janë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Bullgaria dhe Serbia, bashkë me Kroacinë, janë vlerësuar si shtete të lira. Si shtet jo i lirë në rajon është vlerësuar Turqia.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për mbështetje nga shtetet demokratike që janë fuqi të mëdha, për të përparuar drejt realizimeve të parimeve demokratike, shkruhet në raport.

“Në Maqedoni, ndërmjetësimi i Uashingtonit ka ndihmuar që të zgjidhet çështja disavjeçare e krizës politike, duke hapur rrugë për qeverinë e re të zgjedhur në mënyrë demokratike. Por, në Serbi toleranca e liderëve evropian ndaj kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe tendencave të tij autoritare i kanë mundësuar që ta “mbyt” opozitën dhe t’i shkel mediat e pavarura, pasi që ka fituar në zgjedhjet presidenciale në prill të këtij viti”, konstaton “Freedom House”.

Linku origjinal nga raporti i FREEDOM HOUSE: https://freedomhouse.org/report/freedom-world/freedom-world-2018

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.