Nimetzz: Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e emrit

Nimetzz: Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e emrit

Propozimi për emrin do ta përmbajë edhe termin “Maqedoni”, deklaroi ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara Mathew Nimmetz, para raundit të sotëm të bisedimeve në New York me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

 

“Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozimit për emrin pasi që atë e kanë pranuar mbi 100 vende të botës”, deklaroi Nimic, për televizionin grek “TV Antena”. Ai theksoi se emri me të cilën njihet në OKB “Ish Republika Jugosllave Maqedonia”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ndërkaq Greqia e ka pranuar me atë emër.

Nimic ka theksuar se nuk ka emër magjik, dhe se kontesti zgjatë shumë, ndërkaq zvarritja e mëtutjeshme do ta bënte zgjidhjen edhe më të rëndë.

Ai ka theksuar se në Shkup dominon mendimi se disa nga idetë në të kaluarën nuk kanë qenë të kënaqshme për to, por se ka ardhur koha që kjo çështje të zgjidhet dhe vendi ta vazhdojë rrugën e saj euroatlantike.

Ai vlerëson se OKB vlerëson se ekziston disponim pozitiv në Athinë dhe Shkup drejt përmirësimit të marrëdhënieve dhe përforcimin e dimensioneve evropiane në rajon.

“Kam disa ide të cilat të dy palët do t’i shqyrtojnë. Dua të ndihmojë me afrimin e dallimeve në qëndrime. E dimë që zgjidhja e këtij kontesti të rëndë mes dy fqinjëve kërkon dozë të kompromisit nga të dyja palët, dhe besoj që ajo do të arrihet në pajtueshmëri me dinjitetin dhe interesat nacional të të dyja vendeve”, shtoi Nimic.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.