Ivanov në pres konferencën e zhvilluar para pak kohësh bëri të ditur se nuk do nënshkruaj Ligjin për Gjuhët ngaqë nuk është e diskutuar mjaftë dhe me njerëz kompetent si dhe për arsyen e mospërfshirjes së opozitës.
Ai bëri të ditur se Ligji do të kthehet përsëri në parlament për tu diksutuar më mirë dhe të merren parasysh edhe vërejtjet që i ka bërë ai. Ai gjithashtu theksoi se ka bërë disa paralajmërime edhe para se të votohet Ligji për Gjuhët. Ivanov tha se Ligji për Gjuhët nuk mban flamurin Evropian dhe se nuk është pjesë e reformave që i kërkon BE-ja.