Kahremani pohon se është kërcënuar me jetë ndërsa Bilalli e mohon

Kahremani pohon se është kërcënuar me jetë ndërsa Bilalli e mohon

Lideri i përkohshëm i Besës, Nexhbedin Kahremani, merr kërcënime serioze për jetën

Deputeti dhe kryetari i përkohshëm i lëvizjes Besa, Nexhbedin Kahremani, sot informoi se ka kanosje serioze për jetën e tij dhe sigurinë e familjes së tij.

"Me këtë rast është njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa prej tani do i njoftojmë edhe të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend, Ambasadën e SHBA-ve, Zyrën e BE-së, OSBE-në dhe ambasadat e tjera", tha Kahremani.

I pyetur se kush saktësisht e kërcënon, Kahremani tha se për ata persona e ka informuar policinë, si edhe se kërkojnë prej tij që të tërhiqet nga funksioni i deputetit.

"Megjithatë unë dua t’ju them të gjithëve se detyrën time të deputetit e kam pranuar për shkak se të gjithë e dinë saktë e qartë se kush i ka marrë votat e Lëvizjes BESA në Tetovë, por kjo tashmë është më pak e rëndësishme se fakti se Lëvizja BESA tashmë është mjaft e konsoliduar, i ka shpallur zgjedhjet e brendshme, muajin tjetër do të mbahet kongresi dhe gjithçka është në rregull", tha Kahremani.

Kahremani theksoi se nuk ekziston krahu i Shkupit dhe i Tetovës, por se Lëvizja Besa është një.

Në seancën e Këshillit qendror, që u mbajt në Shkup nga funksioni u hoq lideri Bilal Kasami dhe kryetar i përkohshëm i partisë deri në kongresin e partisë i cili është caktuar për më 21 shkurt të këtij viti, është emëruar funksionari më i vjetër i partisë deputeti Nexhbedin Kahramani.

Kasami: Nuk ka dy Lëvizje BESA por një

Bilall Kasami sot në një konferencë për shtyp para gazetarëve deklaroi se nuk ka dy lëvizje Besa dhe se do të kandidojë përsëri si kryetar.

"Mund të konkludoj, se nuk ka dy Lëvizje BESA por një, dhe ajo do të funksionojnë në bazë të vendimeve të marra më 6 janar në Tetovë. Ftoj të gjithë anëtarët që e konsiderojnë veten si pjesëtarë të Lëvizjes BESA të vazhdojnë me garën. Unë do të kandidoj si kryetar, por kjo nuk do të thotë se unë do të bëhen kryetar, sepse kjo do të varet nga strukturat e partisë dhe delegatët", tha Kasami.

Kasami deklaroi se është në kontak me kryeministrin Zoran Zaev dhe se për sot me të është caktuar takim në Qeveri në ora 18.

"Jam në komunikim të rregullt me kryeministrin, takimi është caktuar për sot në ora 18 dhe lidhet me reformat, ku BESA do të sheh se çka mund të kontribuojë për procesin reformues të vendit. Pra takimi nuk është thirrur për ndonjë qëllim tjetër", ka thënë Kasami.

Kasami më tej foli edhe për hyrjen në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup të cilën e vlerësoi si jo të dhunshme. Në pyetjen e gazetarëve se Kahramani ka pranuar kërcënime me jetë ai mohoi një gjë të till si dhe theksoi se ai do të jetë mbrojtësi i Kahramanit. Rreth ngjarjeve të fundit jemi dëshmitarë të situatës së pakëndshme që po krijon huti në publik dhe brenda strukturave të partisë. Më 22 dhjetor është dërguar ftesë të anëtarët e kryesisë janë ftuar më 6 janar në selinë e partisë në Tetovë. Në mbledhje kanë qenë të pranishëm shumica e anëtarësisë së Kryesisë Qendrore dhe ku u sollën vendimet për mbajtjen e kongresit të parë të partisë dhe deri atëherë unë të ngelem kryetar partie".

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.