Shilegov: Pastrim intensiv i rrugëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

Shilegov: Pastrim intensiv i rrugëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot informoi se në kuadër të masave intervenuese për ndotjen, ndërmarrjet publike Higjiena Komunale dhe Parqe dhe Gjelbërim fillojnë me pastrimin intensiv të rrugëve.

 

Aksioni, siç tha, fillon në Shuto Orizarë, Çair dhe Butel, ku do të zbatohet gjatë tri ditëve të ardhshme, e pastaj do të vazhdojë në Aerodrom dhe Gazi Babë, si pesë komuna të cilat janë ndër më të ndoturat në Shkup.

"Pluhurin që gjendet në rrugët e qytetin tonë, i cili shumë vite nuk është pastruar ose larë, intensivisht do ta heqim nga rrugët si pjesë të masave intervenuese", tha Shilegov.

Ai shtoi se pastrimi i rrugëve është obligim i tyre i vazhdueshëm dhe përkujtoi se vjeshtën e kaluar kanë pasur aksion të madh për pastrimin, i cili do të vazhdojë edhe në pranverë.

Shilegov theksoi se masat alternative do të zgjasin derisa nuk marrin udhëzim tjetër nga Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.