Kuvendi e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kuvendi e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me 69 vota "pro" e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

 

Ligji është votuar edhe me shumicë të dyfishtë, gjegjësisht për të votuan 27 deputetë prej bashkësive jo shumicë, ndërsa një ishte abstenim.

Debati për ligjin për gjuhët në Kuvend filloi më 5 shtator vitin e kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e miratoi përdorimin e sjelljes së tij më 15 nëntor të vitit të kaluar. Kundër ligjit ishte VMRO-DPMNE-ja opozitare me elaborimin se është jokushtetues dhe diskriminues në raport me gjuhën maqedonase dhe gjuhët e tjera të cilat i flasin qytetarët në Maqedoni.

Ligji është sjellë pa prezencën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit në shenjë revolte për arrestimin e pesë kolegëve të tyre dhe qytetarëve të tjerë për pjesëmarrje në incidentet në Dhomën ligjdhënëse më 27 prill të vitit të kaluar.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.