Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski janë zgjedhur gjykatës kushtetues

Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski janë zgjedhur gjykatës kushtetues

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot i zgjodhi Osman Kadriun dhe Darko Kostadinovskin për gjykatës të rinj kushtetues.

 

Kadriu dhe Kostadinovski vijnë në vendin e gjykatëseve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij vitit. Ato u zgjodhën për gjykatëse të Kushtetueses me propozim të presidentit Branko Cërvenkovski në vitin 2008.

Osman Kadriu është jurist i shquar dhe i njohur në Republikën e Maqedonisë. Si propozim për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vjen nga komuniteti akademik, si profesor në Fakultetin për Shkenca Juridik në FON, ekspert në fushën e së drejtës obligative. Ai ka stazh disa dekada, në fushën e shkencave juridike si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kërçovë, anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe avokat. Më shumë se dhjetë vite , dr. Kadriu ka qenë i angazhuar si profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës në sferën e së drejtës civile. Dr. Kadriu i ka publikuar katër libra prej sferës civile-juridike, marrëdhëniet e punës dhe juridike dhe sistemi politik. Është autor i mbi 50 temave shkencore biblografike dhe artikujve të publikuar në revistat e njohura profesionale në Maqedoni dhe jashtë vendit.

Darko Kostadinovski është doktor i shkencave të drejtësisë në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ka doktoruar në temën "Kompetenca këshillëdhënëse e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: pasojat ligjore nga mendimet këshillëdhënëse të Gjykatës", dhe është autor i librave "Arbitrazhi Ndërkombëtar" dhe "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë - domosdoshmëri për reforma dhe ndryshime (Mendimet këshillëdhënëse të Gjykatës së dhe implikimet e tyre) ". Kostadinovski si propozim për gjyqtar kushtetues, vjen nga vendi këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. Ai është anëtar i Kabinetit të presidentit që nga viti 2001 në Kabinetin e atëhershëm të presidentit, Boris Trajkovski. Në vitin 2015, Kostadinovski është emëruar në funksionin i dërguar i Republikës së Maqedonisë në Aleancën e civilizimeve të Kombeve të Bashkuara.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.