Wizz Air vjet ka transportuar 1,2 milionë udhëtarë në Maqedoni, presin vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë

Wizz Air vjet ka transportuar 1,2 milionë udhëtarë në Maqedoni, presin vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë

Kompania ajrore me buxhet të ulët "Viser" do të vendosë nëse do të marrë pjesë në thirrjen e Qeverisë së Maqedonisë për përkrahje financiare për vendosjen e linjave ajrore pasi që do të publikohen kushtet e reja për të cilat përgatitet strategji nga institucionet kompetente.

 

Marrëveshja e Wiz Air me Qeverinë e Maqedonisë nga e cila kjo kompani ajrore merr subvencione për realizimin e fluturimeve, përfundon në qershor, ndërsa siç deklaroi sot Josef Varadi, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i "Vizerit" pret që bashkëpunimi të vazhdojë.

Qeveria në pres konferencën e sotme në aeroportin e Shkupit tha se "Vizer" ka 63 për qind të pjesëmarrjes në qarkullimin ajror në Maqedoni.

Vjet transportuan 1,2 milionë udhëtarë nga Maqedonia, për 20 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016. Sivjet, presin rritje të numrit të udhëtarëve për 23 për qind. Nga vitit 2011 deri në vitin 2017 "Vizer" ka transportuar gjithsej 4,1 milion udhëtarë nga Maqedonia dhe ka hapur 140 punësime direkte dhe 900 indirekte, Gjithsej ka investuar 400 milionë euro.

Numri i përgjithshëm i fluturimeve në të dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër, vjet është rritur për shtatë për qind dhe arriti 18.130.

Me paralajmërimin e linjës Ohër-Vjenë, Vizeri do të ofrojë 20 destinacione me buxhet të ulët në 14 shtete nga dy aeroportet në Maqedoni, në Shkup dhe në Ohër.

Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni theksoi se si kompani ajrore me pjesëmarrje të madhe në qarkullimin ajror presin që "Viser" të vazhdojë me zhvillimin e biznesit të tyre në tregun e Maqedonisë, me investimin e destinacioneve dhe rritjen e frekuencave të linjave ekzistuese ajrore.

Sivjet, siç theksoi, një nga qëllimet më të rëndësishme është që të presin mbi dy milionë pasagjerë në aeroportin në Shkup. Sërish presin sezon intensiv veror në aeroportin e Ohrit, si dhe një rritje të konsiderueshme të qarkullimit ajror për shkak të destinacioneve të reja për në Varshavë, Talin dhe Ajnhoven, por edhe në Vjenë, që paraprakisht e paralajmëroi "Vizeri", destinacion në të cilin do të ketë fluturim të rregullt nga aeroporti i Ohrit nga nëntori i këtij viti.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Ersoj tha se ende nuk ka vendim konkret lidhur me ndërtimin e kargo-aeroportit në Shtip që është detyrim i TAV si koncensioner i aeroporteve.

Lidhur me ndryshimet eventuale në emrin e aeroportit "Aleksandri i Madh", drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i TAV tha se bëhet fjalë për çështje politike dhe se si koncensioner do ta respektojë vendimin e qytetarëve.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.