Kadriu: Funksioni gjykatës kushtetues mbart përgjegjësi të madhe

Kadriu: Funksioni gjykatës kushtetues mbart përgjegjësi të madhe

Gjykatësi i sapozgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, Osman Kadriu sot pas zgjedhjes së tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë deklaroi se krahas privilegjeve që i ka ky funksion, bartë edhe përgjrgjësi të madhe.

 

"Ky funksion është përgjegjës aq sa edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese janë shumë të rëndësishme. Përmes tyre realizohet interesi kryesor - interesi i shoqërisë, i qytetarëve. Të mbrohet sistemi juridik, sistemi i kushtetues në vend, do të thotë të respektohet Kushtetuta e vendit, e që të respektohet Kushtetuta e vendit, do të thotë që të duhet vendi. Gjykata Kushtetuese paraqet shtyllë dhe mbrojtës i sistemit kushtetues të vendit", theksoi Kadriu.

Sipas tij, Ligji i miratuar për gjuhët është në frymën e Kushtetutës dhe normave kushtetuese për shkak të çështja e gjuhëve është materie kushtetuese dhe garantohet me Kushtetutë.

"Me ligjin, i cili miratohet vetëm parashikohet teknikë, respektivisht si të realizohet e drejta e gjuhës shqipe që të aplikohet si gjuhë zyrtare në vend", tha Kadriu.

Për Ligjin për PSP, për të cilin ka parashtruar më shumë nisma para Gjykatës Kushtetuese, tha se vendim për këtë do të marrë Gjykata Kushtetuese pasi që do të shqyrtohen të gjitha rrethanat juridike.

Darko Kostadinovski theksoi se do ta kryejë funksionin me ndërgjegje, në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, ndërsa lidhur me Ligjin për gjuhë dhe Ligjin për PSP tha se do të prononcohet kur do të shohë vendime ligjore.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.