Oda e Ndërtimtarisë dhe Qyteti i Shkupit do ta avancojnë bashkëpunimin

Oda e Ndërtimtarisë dhe Qyteti i Shkupit do ta avancojnë bashkëpunimin

Formimi i biznes klubit në Shkup i cili do të punojë në zgjidhjen e problemeve vijuese dhe rritje të aktiviteteve në pjesën e përgjegjësisë shoqërore të kompanive nga sektori i ndërtimtarisë, është propozuar në takimin e sotëm të përfaqësuesve të odës së Ndërtimtarisë së Maqedonisë pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

 

"Në takim është diskutuar për përforcim të bashkëpunimit, përmirësim të procedurave administrative dhe procedurës për dhënie të lejeve për ndërtim, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë në Shkup. Në takim u theksua nevoja për punë të përbashkët për krijim të kushteve të volitshme për biznes sektorin dhe zhvillimin komunal", njoftoi Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Ky është takimi i parë zyrtarë me iniciativë të Odës së Ndërtimtarisë, në të cilin është potencuar nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë dhe takime të rregullta për avancim të vazhdueshëm të dialogut publiko-privat.

Kryetari i Qytetit të Shkupit e ka theksuar transparencën për bashkëpunim dhe i ka informuar kompanitë për projektet e ardhshme potenciale infrastrukturore, si bazë për planifikim të investimeve në sektorin e ndërtimtarisë të cilët duhet të implementohen sipas standardeve evropiane me theks të posaçëm në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Nga Oda e Ndërtimtarisë e Maqedonisë e kanë potencuar vlefshmërisë nga ndërtimi i eko shtëpive dhe ndjekje të trendeve më të reja botërore, gjegjësisht kursimi afatgjatë i energjisë dhe të hollave.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.