Ligji për gjuhët, Dimovski paralajmëron iniciativë në Gjykatën Kushtetuese

Ligji për gjuhët, Dimovski paralajmëron iniciativë në Gjykatën Kushtetuese

​ Ligji për gjuhët, Dimovski paralajmëron iniciativë në Gjykatën Kushtetuese.


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, paralajmëron iniciativë përpara Gjykatës Kushtetues, nëse presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk e nënshkruan dekretin për ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nëse deputetët e votojnë këtë ligj për së dyti herë pasi të kthehet në seancë.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, e fton Ivanovin që të mos e nënshkruajë dekretin dhe deputetët të mos e votojnë këtë ligj, kur për së dyti herë do të kthehet në seancë kuvendore.

“Nëse edhe përskaj thirrjeve të opinionit deputetët e LSDM-së përsëri vendosin që ta votojnë këtë ligj, paralajmëroj se do të ngrit iniciativë përpara Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij ligji”, ka shkruar Dimovski.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.