Një fëmijë në Londër katër vite rradhazi pranon dhurata për rastin e Vitit të Ri nga një musliman i moshuar për një arsye që do t'ju habis të gjithëve!

Një fëmijë në Londër katër vite rradhazi pranon dhurata për rastin e Vitit të Ri nga një musliman i moshuar për një arsye që do t'ju habis të gjithëve! (FOTO)

6 vjeçari Alfie i cili jeton në Jug të Londrës, ka përjetuar një rast interesante me një gjysh musliman me emrin Husejin. Historiku i këtij çifti i cili tani është bërë shumë aktual në Angli ka filluar në Jug të Londërs në vitin 2013.

Basliksiz 2 3ba43

Atë kohë Alfie ishte vetëm 6 vjeç. Nga dritarja e shtëpisë kishte parë gjyshin Husejin me mjekër të bardhë duke ecur poshtë rrugës. Pasi dëgjoi fëminë duke i bërtitur 'Babadimër' nga dritarja e shtëpisë, gjyshi Husejin u kthye për tek shtëpia e Alfie-t dhe me leje të prindërve Alfie-t i dha ca para. Me këtë gjest të tij, vogëlushi Alfie kishte besuar me të vërtetë se gjyshi Husejin ishte 'Babadimër'. Pas kësaj ngjarjeje gjyshi Husejin katër vite rradhazi Alfie-t dhe motrës së tij 13 vjeçare Hayley i dërgonte dhurata për rastin e Vitit të Ri.

Miqtë e kësaj familjeje që kanë qenë dëshmitarë të rastit kanë fotografuar gjyshin musliman bashkë me vogëlushin Alfie dhe kanë postuar foton në rrjetet sociale facebook. Për këtë gjest të tij, në rrjetet sociale ai ka pranuar shumë falënderime. Ngjarjen me gjyshin Husejin dhe vogëlushin Alfie, nëna Tracy Ashforde-Rose i ka treguar edhe portalit të famshëm amerikan, BuzzFeed. Ajo ka thënë se gjyshi Husejin i viziton fëmijët rregullisht edhe për ditëlindjet e tyre. 

  

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.