Agjërimi përtej urisë dhe etjes

Feja islame është rrugë e cila i jep gjallëri dhe freski jetës, është rrugë e ndriçimit të trupit dhe zemrës së njeriut.

Shtatë perlat e Ramazanit

Profeti a.s ka thenë: “Mjerë për atë që e gjen Ramazani dhe e lë atë pa kërkuar falje.”

9 fakte për muajin e Ramazanit

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim.

Ramazani muaji i shenjtë që na pastron shpirtin

Sa jemi të gatshëm për ta pritur muajin e shenjtë të Ramazanit?
Pas muajve Rexhep dhe Shaban me hapa të shpejtë po na afrohet mysafiri jonë i shenjtë, muaji i shenjtë i Ramazanit. Është shumë e rëndësishme që të bëjmë përgatitje para se ta mirëpresim në shtëpitë tona këtë mysafirë të shenjtë.

Ditari i të Dërguarit të Allah'ut s.a.s. në Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Një pjesë e rëndësishme e kohëve të shenjta është duke na  trokitur në  derë. E kjo është muaji i shenjtë i Ramazanit. Andaj dhe jemi duke bërë plane se si mund ta përdorim në mënyrë më të vyeshme këtë klimë plot me begati. Kurse udhërrëfyesi ynë në këtë çështje patjetër që është i Dërguari i Allahut s.a.s. Është kjo arsyeja se pse ne u munduam ta analizojmë se si i Dërguari i Zotit s.a.s. e ka vlerësuar këtë muaj të shenjtë nën dritën e haditheve.

Rëndësia që i ka dhënë Profeti ynë agjërimit

Agjërimin neve na e ka përshkruar dhe na e ka trajtuar me të gjitha hollësitë i Dërguari i Allahut. Këtu do të përpiqemi të përcjellim nja dy fjalë të bekuara të të Dërguarit të Allahut lidhur me rëndësinë e agjërimit, që na kanë arritur neve.

Kushtet e përgjegjësisë për dhënien e sadakasë së fitrit

Të jesh musliman: Për një person, dhënia e sadakasë së fitrit bëhet vaxhib në qoftë se është musliman. Ndërkaq, sipas shkollës shafiite, një kryefamiljar ose kujdestar jomusliman duhet të japë sadakanë e fitrit të një personi musliman që ka nën ngarkim ose kujdestari.

NATA E KADRIT

Nata e Kadrit është këshilluar nga Profeti (s.a.s) të kërkohet në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit, ndërkohë që është pranuar dhe festuar në natën e 27 të këtij muaji.

LLOJET E AGJËRIMIT: Agjërimet suplementare (nafile)

Termi nafile që përdoret edhe në trajtën tatavvu, përmbledh adhurimet e veçanta që s'janë farz (detyrim), të cilat kryhen me qëllim për t'iu afruar Allahut. Në një hadith të shenjtë (kudsí), Profeti ynë (s.a.s.) e ka shprehur me këto fjalë rëndësinë e adhurimit nafile (suplementar): "Robi nuk mund të më afrohet mua me ndonjë veprim më të dashur se sa veprimet që ia kam bërë farz.

LLOJET E AGJËRIMIT: Agjërimet farz

Agjërimi i ramazanit: Në Islam, njëri prej adhurimeve që duhet të kryejnë personat përgjegjës, është edhe agjërimi. Përgjegjësia fetare në Islam formohet kur personi ka zhvillim mendor normal dhe ka arritur moshën e pubertetit.

Personat të cilëve mund t'u jepet sadakaja e fitrit

Ven­det ku mund të je­pet sa­dak­a­ja e fi­trit me ven­det ku mund të je­pet zeq­a­ti, ja­në të njëj­ta. Nis­ur nga kjo, per­son­ave që nuk mund t'u je­pet zeq­at, nuk mund t'u je­pet as sa­daka e fi­trit.

SA­DAK­A­JA E FI­TRIT

Fitr do të thotë krijim, natyrë, mbyllje e agjërimit, etj. Sadakaja ose lëmosha e fitrit quhet shkurt edhe fitre. Sadakaja e fitrit është një adhurim pasuror (material) që e kanë për detyrë ta zbatojnë muslimanët që zotërojnë pasurinë e quajtur nisab (përveç nevojave të përditshme) si dhe personat që kanë nën kujdestari, të cilët arrijnë bajramin e ramazanit.

Organet që duhet të agjërojnë: Gjuha

Gjuha, e cila njeriut i sjell shumë probleme, njëkohësisht ka edhe shumë veti të mira. Gjatë Ramazanit dhe agjërimit është shumë e rëndësishme që gjuha të ruhet.

Personat që e kanë për detyrë (farz) agjërimin

Islami kërkon disa kushte për njerëzit nga të cilët kërkon kryerjen e urdhrave dhe respektimin e ndalimeve të veta. Në këtë kuptim, ashtu si te adhurimet e tjera, edhe te agjërimi, janë bërë përgjegjës personat që kanë zotëruar cilësi të caktuara. Këto mund t'i radhisim:

Dashuria dhe mëshira shfaqen përmes kafshatës hallall

Hazreti Mevlana ka thënë, ’’Edhe shkenca, por edhe urtësia lindin prej kafshatës hallall; edhe dashuria, por edhe mëshira vijnë përmes kafshatës hallall. Nëse një kafshatë hap rrugën e zilisë dhe të mashtrimit dhe bëhet shkaktar për përhapjen e injorancës dhe pakujdesisë, dije që ajo kafshatë është haram.

Ushqimi haram e ngurtëson zemrën

Pejgamberi s.a.s. i cili na porosit që të tregojmë kujdes të madh ndaj gjërave haram, në një hadith të Tij na paralajmëron në këtë mënyrë: ‘’Kufijtë e hallallit dhe haramit janë përcaktuar dhe janë të qartë; mirëpo në mesin e këtyre ka ca gjëra të dyshimta që i ngjajnë të dyjave (hallallit dhe haramit), shumica e njerëzve nuk janë të informuar për to dhe nuk munden që t'i dallojnë ato.

Agjërimi na sjell edhe shëndet!

Me ardhjen e Ramazanit, në jetën tonë të përditshme do të bëhen ndryshime serioze. Orari i gjumit dhe mënyra e ngrënies do të ndryshojnë. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për një ramazan më të shëndetshëm?

Agjërimi nuk mbahet vetëm me lukth

Gjithsesi se është me rëndësi të madhe që agjërimi të mbahet jo vetëm me vetëpërmbajtje nga të ushqyerit, por edhe në drejtimet e tjera të sjelljes njerëzore, duke mos bërë asnjë lëshim. Me qëllim që agjërimi ynë të mos pësojë mangësi, ne i drejtohemi librave dhe hoxhallarëve.

Agjërimi

Kur e pyesin se pse agjëron, reagimi i tij që vjen natyrshëm të mahnit:

Please publish modules in offcanvas position.