Domatet, ilaçi më i mirë për ish-duhanpirësit

Domatet, ilaçi më i mirë për ish-duhanpirësit

Në studimin e tyre të fundit, shkencëtaret nga Johns Hopkins në Baltimore, dalin në përfundimin se një dietë e pasur me fruta të ndryshme të stinës dhe domate ripërtërijnë funksionin e mushkërive. Funksion ky i cili në rastin e duhanpirësve merr kohë të gjatë për shëruar, ndoshta edhe vite.

Sipas tyre, kjo dietë jo vetëm që ndihmon mushkëritë të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme por parandalon edhe sëmundje të tjera që lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit, siç janë ngushtimi i enëve të gjakut, kanceri i lëkurës, problemet në sistemin nervor, etj.

Studimi i tyre u publikua në revistën European Respiratory Journal.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.