Cilët do të jenë smartfonët e 2018-ës?

Cilët do të jenë smartfonët e 2018-ës?

Sipas vlerësimeve në 2018-ën mund të presim Samsung Galaxy S9 dhe S9 + dhe LG G7 dhe G7 + në shkurt dhe mars 2018.

Disa nga telefonat më të mirë në Kinë mund të paraqiten në pranverë. Xiaomi do të jetë në gjendje të paraqesë Mi 7 në prill dhe HTC do të prezantojë modelin U12 në muajin maj, transmeton KosovaPress.

Supozohet se qershori do të përfshijë OnePlus 6 dhe ZTE Nubia Z18. Po ashtu në këtë muaj edhe Sony pritet të prodhojë modelin Xperia XZ Pro-A.

Sipas vlerësimeve të fundit në vjeshtë, mund të presim versionet e përditësuara të telefonave të preferuar duke përfshirë Note 9, Xiaomi Mi Mix 3 dhe LG V40.

Lista e telefonave që duhet të paraqitet në tetor 2018 përfshijnë Google Pixel 3 XL, ZTE Nubia Z18S, Xperia XZ2 dhe HTC U12 +.

Para fundit të vitit 2018, Moto Z 2019 (ndoshta Z3) duhet të prezantohet në publik dhe në dhjetor modeli OnePlus 6T.

Ndërsa përsa i përket Apple mund të pritet ndonjë befasi pas publikimit edhe të modelit iPhone X, por për këtë është ende herët për të folur.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.