Hap i madh i Barcelonës drejt titullit, fiton bindshëm në "El Classico"

Hap i madh i Barcelonës drejt titullit, fiton bindshëm në "El Classico"

Futbollistët e Barcelonës kanë bërë një hap të madh drejt fitimit të titullit kampion të Spanjës, pasi sot pasdite në derbin e madh "El Classico" e mundën Real Madridin me rezultatin 3:0.

Nikoqirët dominuan në pjesën e parë por katalunasit ishin më konkretë në 45 minutat e dyta.

Golin e parë e shënoi Luis Suarez në minutën e 54, Lionel Messi 10 minuta më vonë e dyfishoi epërsinë, ndërsa në kohën shtesë Vidal shënoi golin për fitoren bindëse të Barcelonës.

Tani përparësia e Barcelonës ndaj Realit është 14 pikë, ndërsa ndaj ekipit të dytë të rradhitur në Primera, Atletiko Madrid është 9.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.