Salah shpallet lojtar i vitit në Afrikë për vitin 2017

Sallah shpallet lojtar i vitit në Afrikë për vitin 2017

Futbollisti i Liverpulit dhe i kombëtares së Egjiptit, Mohamed Sallah është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Afrikë për vitin 2017.

 

Pas zgjedhjes lojtari më i mirë i vitit në Afrikë, Salah ka fituar gjithashtu edhe Topin e Artë për vitin 2017.

Salah ka fituar çmimin e madh individual duke mposhtur në këtë garë lojtarë si bashkëlojtari i tij, Sadio Mane, i cili mbeti në vendin e dytë dhe Pierre-Emerick Aubameyang në vendin e tretë.

Ky çmim i fitua me shumë meritë pasi ishte i papërmbajtshëm në gjysmën e parë të vitit me Romën dhe në gjysmën e dytë me Liverpoolit, ashtu edhe me kombëtaren e tij.

Ekipi më i mirë kombëtar për vitin 2017 u zgjodh ai i Egjiptit në ndarjen e çmimeve nga CAF.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u mbajt të enjten në mbrëmje në qytetin Akra të Ganës.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.