MIBA Vazhdon Aktivitetet me Rritëm të Lartë

MIBA Vazhdon Aktivitetet me Rritëm të Lartë

Në organizim të Odës Ekonomike të Sipërmarrësve dhe të Biznesmenëve të Maqedonisë (MIBA), në Shkup, u mbajt një seminar ku tregohej dallimi mes sistemit bankarë tradicional me sistemin me participim.

Në këtë seminar ku morrën pjesë shumë biznesmenë dhe afaristë nga e gjithë Maqedonia, ligjëratën e mbajti profesori i nderuar nga Turqia, Ismail Ozsoj, ligjërues në një ndër universitetet më me renome në Turqi, universiteti “Fatih”, si dhe ekspert në fushën e sistemit bankar me participim.

MIBA është një odë ekonomike e përbërë prej 115 anëtarëve nga Maqedonia dhe biznesmenë turk që janë duke investuar në Maqedoni. MIBA, gjithashtu është partnere e konfederatës TUSKON në Turqi, konfederatë kjo që i ka 160 përfaqësi të saja në të gjithë botën. Kryetari i odës, Semih Shahin, mbajti një fjalim në të cilën foli për aktivitetet e odës ekonomike MIBA, përfshi periudhën katër mujore.

"Morëm pjesë në forumin e biznesit mbarë-kombëtarë e organizuar nga ana e odës ekonomike ACITAD, me gjithsejtë 78 anëtarë dhe gjithashtu realizuam takim dyshe me shumë kompani të ardhur nga shtetet e rajonit. Bashkë me anëtarët tanë u konsultuam për mundësitë e investimit në Maqedoni, më vonë këto i shpalosëm në projekte, dhe këto projekte ua prezantuam biznesmenëve turk në vizitat që i realizuam në disa oda ekonomike të Turqisë. Patëm takime me shumë biznesmenë nga Stambolli, Ankaraja, Bursa dhe Izmiri. Takimet dhe prezantimet që i realizuam në Turqi rezultuan me ardhjen e disa investitorëve turk në Maqedoni. Tre ndërmarrje tashmë i kanë bërë regjistrimet e nevojshme për të filluar punën si kompani ndërtimi, kurse dy investitorë të tjerë në fushën e tekstilit veçse kanë filluar me punën e tyre. Gjithashtu edhe një kompani e madhe ruse që merret me tregtinë e pemëve dhe të perimeve ka bërë përpjekje serioze për importin e pemëve dhe të perimeve nga Maqedonia në Rusi. Muajt e ardhshëm MIBA gjithashtu do të vizitoj edhe shtetet evropiane dhe me investitorët e atjeshëm do të bisedojmë dhe do të prezantojmë mundësitë e investimit në Maqedoni”, theksoi ai.

Please publish modules in offcanvas position.