Sistemi bankar me participim (pa kamatë) një sistem që është në rritje e sipër

Sistemi bankar me participim (pa kamatë) një sistem që është në rritje e sipër

Prof. Dr. Ismail Ozsoj është Dekani i Fakultetit të Shkencave për Menaxhim dhe Financim në Universitetin Fatih të Turqisë.

Prof. Dr. Ismail Ozsoj ka studiuar drejtimin e teologjisë dhe njëkohësisht financat. Ozsoj, bëri një krahasim të sistemit bankar tradicinal me atë me participim.

Si lindi nevoja për funksionimin e bankave me participim?

Zhvillimet në fushën e financës në Evropë fillojnë në shekullin e 16-të. Pas zbulimit të kontinentit të Amerikës dhe me fillimin e migrimeve të mëdha drejt këtij kontinenti filloi edhe tregtia matanë oqeanit lindi nevoja për një kapital, theksoi Prof. Dr. Ismail Ozsoj, i cili ndër të tjera shtoi se edhe pse Evropa rezistoi plot 15 shekuj në çështjen e kamatës. Pas një kohe të gjatë edhe Evropa iu dorëzua këtij sistemi. “Sidomos në shek. 16-të me shfaqjen e një mendimtari i cili njëkohësisht ishte edhe prift tregoi tolerancë për përdorimin e interesit (kamatës), por ndau borxhin në dy aspekte, në atë për prodhimtari dhe për harxhim. Ky ishte hapi i parë që çoi drejt lejimit për përdorimin e kamatës në Evropë. Prej këtu mund të konstatojmë se feja krishtere jo që e bëri të lejuar përdorimin e kamatës, por u tregua indiferent ndaj këtij fenomeni”, vlerësoi ai.

Komuniteti mysliman kishte nevojë për një sistem bankar pa kamatë

Kështu që Evropa filloi të themeloj sistemin bankarë dhe të zhvilloj sistemin ekonomik dhe financiar të saj. Kurse, bota Islame nga aspekti i ekonomisë ngeli mbrapa kohës, kështu që lindi nevoja për përdorimin e një sistemi bankar me participim. Këtë fenomen Prof. Dr. Osman Ozsoj e sqaron në këtë mënyrë: “Në shek. 19-të, dijetarët Islam në Egjipt bënë studime për lidhjen e kamatës me Islamin dhe Kur'anin. Mirëpo, kamata në Kur'an kalon në katër sure (kaptina) dhe e ndalon përdorimin e saj. Sidomos, një ajet (varg) që kalon në grupin e sures Bakara urdhërohet kështu: “Nëse largoheni nga përdorimi i kamatës, atëherë as ju nuk do të kishit bërë keqtrajtim, e as juve nuk do t'ju kishin keqtrajtuar”. Vargje të tilla të Kur'anit, përdorimin e kamatës e kanë bërë të ndaluar. Andaj dhe studimi i dijetarëve Islam nga Egjipti doli në pah se ishte shumë vështirë për të bërë një vlerësim dhe u arritën mendime shumë të ndryshme për çështjen e financave.

Ozsoj, gjithashtu bëri të ditur se mendimi për një sistem bankar me participim (pa kamatë) doli në pah në vitet e 1940-ta. “Sistemi bankarë pa kamatë me të cilën nënkuptohet një sistem me kapital të përbashkët për herë të parë u shfaq në Egjipt në vitin 1964 në qytezën Midramer. Profesori egjiptian për financa Ahmed El Nexhar e themeloi bankën e parë me participim në këtë qytezë. Kjo bankë e cila tregon një sukses jashtëzakonisht të madhe për shkak të disa problemeve politike në vend, konfiskohet nga ana e qeverisë dhe shndërrohet në një bankë tradicionale. Më vonë në vitin 1974, pas krizës me derivatet dhe me rritjen e çmimeve, rritet edhe kapitali i bankave, mirëpo ngaqë nuk ekzistonte bankë alternative pronarët i akumuluan paratë e tyre nëpër bankat Evropiane. Mirëpo, me sugjerimin e Mbretit Arab, Fajsall, u themeluan Bankat për Integrim të Islamit, me të cilën u themeluan edhe bankat e para që punonin pa kamatë”.

Kriza ekonomike e vitit 2008, nuk preku sistemin bankar me participim

Në krizën globale ekonomike që u përjetua në vitin 2008, bankat me participim e tejkaluan këtë krizë në një mënyrë të suksesshme. Ozsoj, bëri të ditur se kjo gjë rriti edhe interesimin e evropianëve ndaj bankave me participim. “Pasi që sistemi financiar pa kamatë e tejkaloi krizën pa hetuar asnjë dëm me një vendim që morri Vatikani në vitin 2009, sugjeroi për zgjerimin e sistemit bankarë pa kamatë. Kjo gjë ndryshoi edhe vlerësimin e botës që kishte ndaj bankave që punonin pa kamatë. Pas krizës edhe ata u bënë dëshmitarë se ky sistem bankar është më objektiv. Për dallim nga shtetet tjera evropiane, Anglia ka formuar lidhje më objektive me shoqërinë Islame. Nga ana tjetër, Franca dhe Gjermania kanë ndjekur një politikë më opozitare. Mirëpo, sidomos me sugjerimin e Vatikanit për përdorimin sistemit pa kamatë bankar, ky botëkuptim ndaj Islamit filloi që të ndryshohet në aspekt pozitiv. Në të njëjtën mënyrë, edhe Rusia është duke e zbatuar këtë sistem me një temp të shpejtë”.

Sistemi bankar me participim një trend në rritje

Ozsoj bëri të ditur se sistemi bankarë me participim filloi që të shfaq veten në sektorin financiar sidomos pas viteve të 80-ta, dhe sidomos pas krizës globale në vitin 2008 bankat me participim kaluan me sukses këtë sprovë dhe përjetuan një trend në rritje. “Vitet e fundit, hiset e bankave me participim vazhdojnë të tregojnë rritje në sistemin bankarë dhe deri tani ka arritur që të jetë prezentë në 10% të botës. Sepse njerëzit më shumë se nga aspekti fetarë, këto banka i vlerësojnë nga aspekti financiarë. Banka më e madhe në Angli, HSBC, ka bërë një hap shumë të rëndësishëm për kalim në sektorin e bankave me participim. Kjo bankë, përveç se vazhdon me sistemin e vjetër tradicional bankar, nga ana tjetër duke hapur një dritare për sistemin bankarë pa kamatë, ka filluar të përdor një sistem të ndryshëm financiar. Vëllimi i një banke me participim në Angli është më e madhe se sa 4 banka më të mëdha me participim që gjenden në Turqi. Veç kësaj edhe SHBA-të ka marr vendin e vet në vendet që kanë filluar me aplikimin e sistemit bankar me participim. Një nga ato banka në SHBA-të, që e aplikon këtë sistem është banka La Riba Bank”.

Ozsoj gjithashtu nënvizoi se sistemi financiar pa kamatë mund të aplikohet në të gjithë botën dhe se për aplikimin e një sistemi të tillë nuk ka nevojë për ndonjë kusht specifike. “Aplikimi i një sistemi të tillë mund të ndodh në gjithë botën. Do të ishte më se e drejt nëse këtij sistemi në vend se t’i referohemi si bankë islame, t’i referohet si një sistem bankar pa kamatë. Arsyeja se pse ky sistem është zhvilluar dhe më shumë përdoret nga personat me konfesion myslimanë është nga sensiviteti i tyre për përdorimin e kamatës. Një sistem i ngjashëm financiar, 1 mijë vjet para Islamit është përdorur edhe nga ana e Perandorisë Romake në çështjet e shërbimeve publike dhe ka arritur suksese të mëdha”, përfundoi profesori Ismail Ozsoj.

Dallimet mes bankës tradicionale dhe asaj me participim

Ozsoj vëri në dukje dallimet mes bankës tradicionale dhe asaj me participim. Ozsoj nënvizoi në faktin se bankat tradicionale mbështetet në dhënien dhe marrjen e borxhit, dhe se ky sistem bankar nuk reflekton 100% në ekonominë reale. Ozsoj ndër tjerat theksoi, “Bankat tradicionale kreditë që i marrin nga sistemi bankar, ekziston mundësia që të përdoren në harxhimet për konsum. Kjo nënkupton se personi që e tërheq paranë nuk ia kthen paratë bankës me kamatë, gjë që mund të hap rrugë në falimentimin e bankës apo të hetoj dëme të mëdha. Nga ana tjetër, paraja që vihet në bankë mund t’i kthehet me kamatë vetëm disa personave. Për shembull, nëse do të supozojmë se në bankë janë vërë 1 mijë euro, sasia e kredisë që mund t’i jepet klientëve të tjerë mund të shkoj deri në 5 mijë euro. Në raste të tilla për derisa klientët nuk i tërheqin shumën totale të parave të tyre, banka nuk përjeton ndonjë problem. Mirëpo, nëse ndodh e kundërta atëherë nga mos mundësia e bankës për t’i dhënë klientëve të tjerë para të gatshme atëherë banka ngelet ballë për ballë me rrezikun e falimentimit. Këto janë rreziqet e bankës tradicionale. Nga ana tjetër bankat me participim që punojnë me sistemin bankar pa kamatë, për dallim nga bankat tradicionale punën e tyre nuk e bëjnë përmes parasë, por përmes mallit. Sepse, malli është një nga çështjet më të rëndësishme të jetës financiare. Në sistemin bankar me participim, profiti që do të fitohet me ndërrimin e vendit të mallit, apo ndryshimi i pronarit të tij dhe kohës së përdorimit, i kthehet përsëri pronarëve të mallit. Në këtë sistem bankar 80% e profitit që fitohet i jepet pronarëve të fondit kurse 20% i jepet bankës” theksoi profesori Ismail Ozsoj. 

Please publish modules in offcanvas position.