Neptun me cilësinë dhe garancën që ofron çdo herë do jetë në anën e klientëve

Neptun me cilësinë dhe garancën që ofron çdo herë do jetë në anën e klientëve

NEPTUN me produkte elektronike mbulon 90% të tregut të Maqedonisë

Para dy muajve OEMVP në përzgjedhjen e 100 kompanive në vendin e parë renditi kompaninë për shitjen e produkteve elektronike NEPTUN.  Kjo kompani gjatë këtij vitit ka pasur një xhiro vjetore të qarkullimit në  vlera shumë të larta. Ndërmarrja NEPTUN merret me shitjen me shumicë dhe me pakicë të produkteve elektronike frigoriferët, lavatriçet etj, televizorë, IT, mobil dhe pajisje  tjera. Kjo kompani  me punë filloi në vitin 1998/99 në bashkëpunim me partnerin e saj në Shqipëri, BALFIN, Balkan Financial Investment Group. NEPTUN është një grupacion aktiv që ka shtrirje të gjerë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, ndërsa deri para një vitit ka qenë e pranishme edhe në Serbi. Që në atë kohë fokusi i NEPTUN ka qenë shitja e pajisjeve me shumicë. Prej vitit 2001 e këndej NEPTUN ka filluar me hapjen e “ritellit” (shitoreve) në Maqedoni. Ky trend më vonë është zhvilluar edhe në shtetet në rajon. Sot, “NEPTUN” është e shtrirë me 59 shitore në këto katër shtete. Në Maqedoni për momentin NEPTUN i ka 19 pika të shitjes. Fokusi i tyre i parë ka qenë që të hapin shitore nëpër qytete me mbi 15 mijë banorë, kurse qytetet me më pak banorë se 15 mijë i kanë lënë në fazën e dytë. Qytetet me më pak se 15 mijë banorë janë Resnja, Negotina dhe Radovish. Në Maqedoninë Lindore NEPTUN është prezent në disa qytete edhe atë në Koçani, Strumicë, Kavadar dhe Gjevgjeli. Në Shkup është prezent me tre dyqane, kurse qytetet e tjera ku NEPTUN është prezent në Maqedoninë Perëndimore janë: Tetova, Gostivari, Ohri, Dibra, Kërçova, Struga, Manastiri, Prilepi etj. Për momentin 90% e popullatës në Maqedoni mbulohet me produktet e NEPTUN. Me këtë  NEPTUN  pothuajse e mbulon 90 % të tregut të teknikës së bardhë në Maqedoni.

Fuqia e blerjes dhe shumëllojshmëria e produkteve na bën të veçantë

Konkurrenca nuk është e madhe por ekziston. Dallimi mes neve dhe konkurrencës janë zhvillimet tona brenda për brenda se si e menaxhojmë tërë punën, thotë CEO-ja dhe drejtori i bordit Arsim Papraniku. Sipas tij dallimi fillon prej stafit, trajnimeve, përzgjedhjes së produkteve, radhitjes (line up), rregullimit (lay out) të lokalit etj. “Jo rastësisht, çdo lokal ka pozicionet e veta dhe produktet janë të rregulluar ashtu siç janë. Në vitet 2001/2002/2003 në ndërmarrje kemi pasur konsultant të huaj. Ka qenë një nënshtetas i Greqisë që është marrë me të gjitha këto çështje. Përzgjedhja për të hapur një pikë për shitje me shumicë dhe pakicë të NEPTUN bëhet me një fizionomi të mirë, për të cilën jashtëzakonisht jemi të kujdesshëm. Edhe sikur të na japin një lokacion gjë që na ka ndodhur në të kaluarën me 1 ose 2 euro për m2, ose ka pasur raste kur ma kanë dhënë pa para për 1 vjet apo 2, nuk e kemi pranuar për shkak të këtyre elementeve që i vlerësojmë si shumë të rëndësishme. Ajo çka na bën të veçantë nuk është vetëm shumëllojshmëria e produkteve që ne i shpalosim nëpër pikat tona të shitjes, por edhe fuqia e blerjes në nivel grupi. Kjo do të thotë se për dallim nga një pikë e shitjes jo-NEPTUN ku mund të shikoni vetëm 14-15 displeja, në një sallon të NEPTUN siç është në “City Mall” mund të shikoni mbi 100-150 displeja. E dyta është fuqia financiare. Sepse përveç displejev neve operojmë edhe me stoqe shumë të mëdha. Që do të thotë se nëse bëj një kampanjë ku ofroj një lloj brendi të televizorit me një çmim më të volitshëm për dallim nga konkurrenca që i posedon vetëm 10 apo 15 të tilla, ne i posedojmë mbi 500-600 dhe kurrë nuk e kthejmë klientin me arsyetim se na ka mbaruar ajo ofertë”, nënvizoi Arsim Papraniku.

“Happy Finance” do të shërbej si sigurim për produktet e NEPTUN

Është një proces shumë aktual dhe shumë i suksesshëm që e kemi filluar në vitin 2014 dhe që në 2015 kemi arritur kulmin është “happy karta” apo programi i besueshmërisë (loyalty program), që është një proces për të cilën jemi marrë plot katër vite, ky program ishte surpriza për klientët e NEPTUN pohoi Arsim Papraniku në intervistën për ZAMAN. “Sot kemi ardhur në shifra jashtëzakonisht të mëdha. Flasim për 112 mijë klient lojal me happy kartë të cilët kanë benefitet e veta. Për momentin posedojmë një instrument që nuk e ofrojnë as institucionet financiare dhe që quhet “happy finance”. Çdo person që do ta posedoj këtë kartelë, për plot 10 minuta aplikon brenda në NEPTUN dhe risku i limitit kreditor automatikisht përpunohet dhe aprovohet brenda 10 minutave. Një punë që normalisht mund të zgjasë me ditë tëra dhe me plot maltretim nëse do të aplikonit nëpër banka, tek ne do të kryhet brenda 10 minutave. Jo vetëm që është një përfitim i klientit që përveç riblerjes, pikave që i fitojnë gjatë shpenzimit në NEPTUN, gjithashtu ka edhe shumë produkte të reja që ndërlidhen me këtë kartë. Një nga ato është edhe sigurimi “insurance” për produktet e dedikuara. Më atraktivja sigurisht që ka qenë për celularët, për të cilët u kemi dhënë sigurim 1 vjeçar edhe atë jashtë garancisë e cila është përfshirë brenda në çmim. Kjo nënkupton se nëse brenda asaj kohe celulari të dëmtohet, të vidhet apo i ndodh diçka të cilën nuk e përfshinë as edhe garancia, NEPTUN menjëherë të ofron një të re”, tha ai.

NEPTUN rritjen më të madhe e ka bërë gjatë viteve 2009/10

NEPTUN rritjen më të madhe në historinë e tij e ka pasur në vitin 2009/2010, ku është rritur për 30-35%. Vitin e kaluar NEPTUN ka përfunduam me 44 milionë euro qarkullim vjetor, ndërsa këtë vit do ta përfundoj me 56 milionë euro. Rritjet çdo vit janë jashtëzakonisht të mëdha. Varësisht se si e ka bërë seleksionimin OEMVP, nëse ka qenë qarkullimi vjetor dhe numri i të punësuarve, 15 vjet me radhë NEPTUN ka qenë tek top 3 apo 4. Prandaj, jo rastësisht jo vetëm që NEPTUN është zgjedhur si kompania numër 1 e vitit, por edhe si kompania e dekadës së fundit. Faktikisht në eventin që e organizoi OEMVP, NEPTUN i fitoi dy çmime.

Arsim Papraniku 698a9

BEKO brendi më i shitur në Maqedoni

“Sipas studimit që kemi bërë dhe sipas analizave tona që i bëjmë çdo vit përmes kompanive speciale që merren me çështje të tilla kemi arritur në përfundimin se rezultatet janë shumë interesante dhe mjaft atraktive. Analizën e fundit në vitin 2014, që e ka bërë kompania të cilën e kemi angazhuar ne ka të bëjë me dy çështje që na kanë interesuar: e para, si është brendi NEPTUN me konkurrencën të rrjetit me shitje me pakicë të elektro-shtëpiakëve dhe nga ana tjetër brendi nga distributorët ose të prodhuesve. Për kompanitë që bëjnë shpërndarjen dhe shitjen e brendeve elektronike janë marrë në pyetje 600 veta, kurse për brendet më të preferuara janë intervistuar 2000 persona. Studimi është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe të detajuar. Shifrat janë jashtëzakonisht interesante dhe shumë konkrete. Për NEPTUN e dija që është në top listë, mirëpo ishte habi që tek brendet elektronike top listën e mbanin BEKO. Kjo gjë më bën akoma më të lumtur se personat e moshës prej 16 deri në 50 vjet, mbi 50% e preferojnë brendin Arçelik. Kurse mosha prej 50 deri në 70 vjet përsëri numër 1 e kanë BEKO, por jo më shumë se 2-3% nga brendi GORENJE. Këto do të jenë target grupi ynë në të ardhmen. BEKO në Angli mban mbi 40% të tregut. BEKO i takon grupit KOÇ në Turqi, grup ky i cili gjithashtu ka blerë edhe brendet Bloomberg dhe Grundig”, bëri të ditur Arsim Papraniku, sipas të cilit 92% të produkteve që shiten në NEPTUN janë import. Kompania NEPTUN ka kontrata me brende botërore në elektronikë siç janë: Arçelik, Samsung, LG, Ariston, Indesit, Bosch, Zanussi, Elektrolux, Philips etj. Vetëm 8% nga portofola e NEPTUN është blerje lokale, që blihen nga ndonjë distributer tjetër për nevojat e NEPTUN. Në 99% e rasteve nga ky 8% janë pajisje IT dhe galanteri siç janë laptop, kompjuter, monitor etj. NEPTUN është përfaqësues ekskluzive për brendet LG dhe Arçelik/BEKO në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Kurse për Sony, Philips, Samsung, Ariston, Indecit etj. nuk ka solo ekskluzivitet, por është distributorë që do të thotë se ka më shumë se një në treg.

Maqedonia ka klimë pozitive për të bërë biznes

Arsim Papraniku 2 afb00“Mund të them se klima e biznesit në Maqedoni është pozitive. Për vet faktin se rritjet që kemi bërë edhe me qarkullimin, por edhe me fitimin vite në radhë kanë qenë jashtëzakonisht shumë të suksesshme. Në përgjithësi me aq sa mund të ndjejmë dhe me aq sa mund të shohim sigurisht që mund të ndryshojnë edhe shumë gjëra, edhe pse nga këndvështrimi im mund të them se janë bërë edhe shumë gjëra pozitive duke e parë edhe gjendjen e fqinjëve tanë rajon që janë rangun tonë. Jemi shumë më të suksesshëm se serbët në çfarëdo pikëpamjeje, me Kosovën dhe Shqipërinë as që ka nevojë ta krahasojmë. A duhet të përmirësohet? Shumë punë mund të përmirësohen. Nëse e krahasojmë një edukim administrate të proceseve ligjore në Maqedoni me këto shtete, mund të them lirisht se Maqedonia ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe. Nëse e krahasojmë vetëdijesimin e brendeve tek popullata në Maqedoni me këto shtete, sidomos me Kosovën dhe Shqipërinë, sigurisht që klasa e ulët, ajo e mesme dhe ajo e lartë janë të vetëdijshëm për brendet elektronike. Për shembull, nuk ke nevojë t'ua sqarosh se çfarë është Smart TV, ngaqë shumica e din. Kjo me shumë mundësi mund të ketë ndodhur për shkak të historikut që e kemi pasur në ish-Jugosllavinë, kurse e dyta vjen nga investimet në një formë që i ka bërë shteti edhe pse ka pasur projekte të dështuara. Nuk duhet të harrohet se penetrimi i internetit në Maqedoni sot është gati se 80%, kurse në Shqipëri është 30-40%”, u shpreh Papraniku. Ai nënvizoi faktin se reformat janë shumë pozitive si në tatim-fitimin etj. Nëse bën investime nuk paguan fitim e tatimit. Nëse në vitet 2005/2006 ka qenë fitimi mbi 23-24%, sot e ke 80%. Jo rastësisht ka edhe biznesmen që vijnë dhe investojnë. Në proceset administrativo-doganore ka përmirësime shumë të mëdha, edhe pse është për t'u habitur. Të paktën ne që e ndjejmë. Nëse bëjmë një krahasim me atë të vitit 1999 është sikur dita me natën. Nëse në vitet 2000 dhe 2001 i njihja 90% të doganierëve, sot nuk e njoh asnjërin. Vet fakti tregon se gjërat sado pak janë rregulluar.

NEPTUN, lider në treg deri në vitin 2020

Sipas studimeve që janë bërë nga ana e një kompanie të angazhuar nga vet brendi NEPTUN, dhe sipas biznes planit tonë, ne do të jem lideri i tregut për shitje të produkteve elektronike deri në vitin 2020.. Ndërkohë risitë në këtë kompanitë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Synimi parimor është formimi i një online shopping. Strategjia e NEPTUN do të jetë që të gjitha këto pajisje që shiten nëpër pikat e shitjes të transferohen komplet në një lokal virtual, ku njerëzit do të kenë mundësinë të blejnë nëpërmjet internetit. Evropa në krahasim me SHBA-të shumë pak e përdor këtë lloj të tregtisë. Në Evropë, online-shoppingu është vetëm 11%, kurse në SHBA-të ka arritur 33% dhe mund të arrij deri në 40%. “Njerëzit tek ne janë të vetëdijshëm për këtë lloj të tregtisë, por nuk kanë besim. Kjo gjë do kulturë financiare, sigurie etj. Klientët këtu nuk i besojnë produktet që shpallen online, por duan që ta shohin produktin me sytë e tyre. Nuk i njeh performancat vetëm me lexim, por ndjehet më i sigurt kur ia tregon shitësi aty për aty, sepse shumë shpejt ndryshon dhe zhvillohet teknologjia”, përfundoi CEO-ja dhe drejtori i bordit të kompanisë NEPTUN, Arsim Papraniku.

Please publish modules in offcanvas position.