Previous Next

Kabil Sulejmani: My3DHome Është Një Risi Për Vendin Tonë

ZBUKURONI SHTËPITË TUAJA ME TAVANE 3 DIMENSIONALE-MY3D-HOME

My3D-Home zyrat e së cilës gjenden në Qendrën Tregtare Importane në Gostivar, është duke vepruar në Maqedoni si kompania e parë që merret me dizajnime 3D për tavane dhe murre. Drejtori i kompanisë My3DHome, Kabil Sulejmani, në intervistën dhënë për gazetën “Zaman”, sqaroi se si kanë filluar me këtë punë e cila në vendin tonë është një risi. Sulejmani, në këtë intervistë tha se “nga themelimi i kompanisë kanë kaluar vetëm tre muaj dhe se qëllimi ka qenë që popullit tanë për herë të parë t'u prezantojmë një dekorim të brendshëm të stilit evropian”. Idenë për formimin e kompanisë My3DHome, e cili në emër të dekorimit të brendshëm të objekteve vendit tonë i ofroi një dimension të ri.

Nga doli ideja për një dekor të brendshëm 3D?

Bashkë me partnerin tim nga afër ishim duke e ndjekur dekorimin e brendshëm 3D, dekorim ky i cili në Evropë përdoret me të madhe dhe ne aty vërejtëm se në tregun tonë ky model akoma nuk kishte arritur dhe se nëse do të fillonim me aplikimin e këtij modeli te ne do të ishte një risi për vendin tonë. Kështu që vendosëm këtë risi ta sjellim edhe në Maqedoni, me të cilën nisëm të gjitha punimet e nevojshme nga trajnimet e deri në sjelljen e materialeve të nevojshme.

Si është interesimi i popullit për këtë risi, gjegjësisht për dizajnin 3 D-home?

Niveli i interesimit të popullit është i lartë. Një ndër faktorët më të rëndësishëm për interesimin e lartë tek populli ynë është për shkak se ky lloj dizajni në dekorim të brendshëm jo vetëm që shërben për zbukurim, por edhe është një përvojë e re që aplikohet në vende tjera. Veç kësaj, punimet që i bëjmë janë të gjithanshme dhe me përdorim të gjerë, gjithashtu nga aspekti dekorativ i brendshëm objekteve i sjell një atmosferë të këndshme e cili çdo ditë e më shumë rrit interesimin e qytetarëve në vend.

Çfarë janë kriteret apo kushtet që duhet t'i posedoj një shtëpi për aplikim të dekorimit të brendshëm 3D?

Për realizimin e një tavani me dekorim 3D, një ndër gjërat që është i patjetërsueshëm në aplikim është plafoni (paneli i brendshëm). Për montimin e materialit “barisol” apo që ndryshe e quajmë edhe si tavan për ngjitje 3D, thellësia e tavanit minimum duhet të jetë 15 cm, që fillimisht brenda të montohen dritat (Led). Më vonë tavani për ngjitje 3D mund të aplikohet qoftë në tavane të përbëra prej profileve nga panele apo qoftë prej druri. Bashkë me këtë nëse tavanet nuk posedojnë panele, atëherë mund t'ju ofrojmë zgjidhje përmes profileve tona të gjera alumini.

Përdorimi i dekorimit 3D a është i kufizuar vetëm me shtëpitë, apo mund të aplikohen edhe më gjerë?

Dekorimet e brendshme 3D mund të përdoren gjithandej nëpër tavane dhe murre të shtëpive, zyre, vende të punës, sallone të dasmave, ballkon po ashtu edhe nëpër banje. Materiali që përdoret në të, sipas strukturës që e posedon mundëson depërtimin e ajrit dhe aspak nuk ndikohet nga avullimi apo gjëra të tilla që do të ndikonin në mënyrë negative te materiali.

Cilët janë modelet më të preferuara te dekorimet e brendshme 3D, sidomos tek ne?

Kjo gjë mund të ndryshoj sipas asaj se ku është duke u përdorur materiali që ka të bëj me dekorimin 3D, mirëpo në vendin tonë më së shumti preferohen fotografi me pamje të natyrës, qielli me mjegulla etj. Ka edhe nga ata që zgjedhin edhe fotot e tyre të veta apo familjare për t'i dhënë mjedisit një atmosferë më të freskët. Për të arritur që t'i plotësojmë dëshirat e klientëve në përzgjedhjen e stilit të vizatimit apo fotografisë që e dëshirojnë, kolegët tanë që merren me grafik janë duke bërë punime të shumta.

Cilët modele do t'u sugjeronit lexuesve tanë me qëllim që objektet të duken sa më të freskëta dhe sa më të gjera?

Modelet që i sugjerojmë më së shumti janë pamje nga natyra, apo pamje nga deti apo buzë detit. Nëse këto modele do t'i përdorni nëpër objekte në të cilët do të qëndroni vazhdimisht do të ndjeni një rehati dhe komoditet. Këto modele janë qetësuese dhe të këndshme për syrin e njeriut, si dhe mundësi për të gjetur paqen e brendshme.

Ky lloj dizajni i takon vetëm kategorisë “lukse”, apo të gjitha kategorive të shoqërisë?

3D HOME ae9ee

Edhe pse dekorimi 3D merr pjesë në një kategori të cilën mund ta quajmë si “lukse”, lirisht mund të themi se nga aspekti i kushteve këtë lloj dekorime mund ta aplikojnë të gjitha klasat e shoqërisë. Njerëzit, në vend që të përdorin vetëm një dritë në mes të tavanit, preferojnë që të përdorin ngjitëse për tavan 3D. Në këtë mënyrë, jo vetëm që e zgjedh problemin e dritës, por gjithashtu objektit i jep edhe një atmosferë ndryshe.

Modelet janë standarde pavarësisht materialit apo mund të realizohen edhe sipas dëshirave personale?

Përveç modeleve standarde mund të dizajnohen edhe modele të tjera sipas dëshirës së klientëve. Për shembull, nëse bëhet fjalë për vizatime që do të përdoren në tavane, kjo mund të bëhet sipas dëshirës së klientit. Mirëpo, fotografia duhet të jetë me një kualitet të lartë. Klientët mund të zgjedhin fotografitë që i sugjerojmë që janë në një madhësi me afër 20 mijë piksej, apo gjithashtu për ta mund të përgatisim edhe një dizajnë specifik sipas dëshirës. E gjithë kjo varet nga dëshira e klientëve.

Si bëhet mirëmbajtja dhe pastrimi i materialit që përdoret në dekorime 3D?

Mirëmbajtja e materialeve për dekorim të brendshëm 3D mund të bëhet shumë lehtë. Materiali që përdoret për këtë dekorim, e që quhet “barisol”, është një material anti-pluhur dhe mund të pastrohet shumë lehtë përmes një pecete të lagur. Ngaqë punimi i fotografisë është me kualitet të lartë, një gjë e tillë nuk do ta dëmtonte aspak materialin. Përderisa nuk përdoren materiale kimike për pastrim, pastrimi i materialit mund të bëhet shumë lehtë.

Si bëhet rregullim i sistemit të ndriçimit?

Sistemi i ndriçimit bëhet nga ana e kompanisë, duke vendosur ndriçime Led brenda sistemit për dekorim 3D. Në një sipërfaqe prej 1 m2 përdoret 12 drita Led me nga 3 çipa.

Keni porosi nga jashtë shtetit?

Ka pasur edhe nga jashtë që na kanë kontaktuar përmes ueb faqes, apo përmes emailit. Për shembull, një hotel nga Shqipëria na kontaktoi për të aplikuar sistemin e dekorimit 3D brenda hapësirës së hotelit. Veç kësaj, interesim kanë shfaqur edhe shumë persona nga Kosova. Ne kemi kapacitete të mjaftueshme që tu përgjigjemi edhe porosive që na vijnë nga jashtë shtetit.

Please publish modules in offcanvas position.