Hotel Scardus Synonim i Qendrës Turistike “Kodra e Diellit”

Hotel Scardus Synonim i Qendrës Turistike “Kodra e Diellit”

Malësia e Sharrit është një bukuri e rrallë që do ta dëshironte çdo shtet ta kishte nën kufijtë e saj. Malet dhe kodrat e saj janë në një reliev shumë interesant dhe atraktiv.

Kodra e Diellit, është vetëm njëri sqep i maleve të Sharrit, ku turistët vendas dhe nga jashtë mund të vijnë dhe t’i vizitojnë bukuritë e saj. Infrastruktura është e vjetër dhe e dëmtuar, prandaj nevojitet që shteti të investoj më shumë dhe me këtë njerëzit do ta kenë më të lehtë të ngjiten drjet majave të kësaj qendre turistike.. Hoteli “Scardus”, gjendet në pjesën veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë, dhe është në njërën nga qendra sportive dimërore më të njohura në vend.

Bukuritë e Malit Sharr, 1780m mbi nivelin e detit, 35 km nga kryeqyteti i Shkupit dhe vetëm 18 km na qyteti Tetovës. Ka shumë vizitorë të cilët vijnë në periudhën e dimrit për skijim, aventurë, argëtim dhe relaksim, po ashtu është mjaft e frekuentuar dhe ka vizitorë të cilët vijnë edhe në periudhën e pranverës, verës, për shkak se në periudhën e verës “Kodra e Diellit” ofron kushte për Alpinizëm, karakterizohet me një numër të madh të bukurive natyrore, një nga ato janë liqenet e vogla natyrore, burime dhe 43 maja malore me mbi 2500 m lartësi. Në lidhje me këtë për revistën “Zaman” flet pronari i një ndër hoteleve më moderne në këtë rajon “Scardus”, Hashim Hasani.

Si vendosët që të bëni ndërtimin e një hoteli në Kodrën e Diellit?

Quhem Hashim Hasani, me prejardhje nga fshati Gajre. Pas shumë viteve të kaluara në kurbet vendosa që atë kapital që e kisha fituar atje të investoj në vendlindje. Ideja për hapjen e hotelit erdhi pasi kam punuar për 17 vite në Berlin të Gjermanisë në degën e gastronomisë. Ëndrra ime e kahershme ka qenë që ta ndërtoj një objekt në vendlindje time. Së bashku me vëllanë tim e kemi ndërtuar, pasi ne kemi edhe një firmë të ndërtimit.

Me çka mund ta veçojmë hotelin tuaj?

Hotel Scardus 28c53Këtu ne klientëve u ofrojmë ushqime tradicionale vendase dhe kuzhinë evropiane. Në hotelin tonë kemi personel prej rreth 30 vetë. Vështirësi të mëdha nuk kemi, por kemi mungesë të theksuar të një infrastrukture të mirë. Ne personalisht kemi ndihmuar shumë në ndriçimin publik në Kodrën e Diellit. Mendoj se për një turizëm më të mirë alternativ duhet të rregullohet transporti publik. Qyteti i Tetovës duhet të krijojë një transport publik për në Kodrën e Diellit, me çka numri i turistëve dukshëm do të rritet. Gjatë vikendeve kalojnë rreth 1500 njerëz në restorant. Ne kemi edhe salla për seminare ku vijnë organizata dhe shoqata të ndryshme për të mbajtur prezantime dhe konferenca të ndryshme.

Sa është kapaciteti i hotelit tuaj?

Hotel Scardusi, është sezoni i 3-të që punon me një kapacitet prej 40 dhoma që mund t’i gostisë mbi 100 persona. Ky hotel është pronë private dhe është në funksion gjatë tërë vitit. Tani më kemi edhe një numër të konsiderueshëm të turistëve edhe verës për shkak se edhe turizmi alternativ është në rritje e sipër. Mund të them se kemi edhe mjaft turistë nga Polonia, Çekia, Sllovenia, Gjermania, Zvicra. Gjatë stinës së dimrit leverdia e turistëve është më e madhe dhe kapacitetet i kemi të stërmbushura.

A mund të themi se kemi numër të madh të turistëve që vijnë nga jashtë?

Hoteli posedon pishinë apo Spa Qendër e cila funksionon gjatë tërë vitit. Gjithashtu posedojmë edhe Sauna Suedeze, Sauna Turke, kurse me porosi ofrojmë edhe masazhe. Numri i turistëve turk është i vogël pasi që agjencitë e Shkupit, ato më shumë i dërgojnë në Mavrovë. Mysafirët që vijnë nga Turqia janë individual dhe ato vijnë me familje, mirëpo grupe të turistëve nuk kemi.

A planifikoni që të investoni më shumë në sektorin e hotelerisë?

Ne kemi në plan të ndërtojmë objekte tjera plotësuese që të na ndihmojnë. Për ta zhvilluar turizmin alternativ mendoj se do të kemi nevojë që të ndërtojmë godina të reja. Nevoja e rritjes së kapaciteteve dhe akomodimit të turistëve na shtonë motivin që ne të bëjmë investime dhe të modernizojmë akoma më shumë hotelin. Shpresojmë të punojmë në këtë segment që edhe turizmin alternativ ta gjallërojmë akoma më shumë.

Please publish modules in offcanvas position.