Si filloi tradita e heqjes së tespiheve?

Si filloi tradita e heqjes së tespiheve?

Tespihun që e ke në dorë nuk mund të lëviz pa e lëvizur atë me gishtërinjtë. Gishtërinjtë, të cilët e lëvizin tespihun, përsëri kanë arritur të sjellin në vend synimin e tyre.

Pejgamberi ynë s.a.s. na porosit kështu, “Bëni tespihe duke i përdorur nyejt e gishtave, sepse gishtat në ditën e gjykimit do të merren në llogari për atë që e kanë bërë, kurse ata do të dëshmojnë se kanë bërë tespih”.

Emri i vërtetë i tespihut është 'subha', që do të thotë, kokrra me të cilët bëhen tespih. Subha apo tespihun, ashtu siç e njohim sot, nuk ishte prezent në kohën e të Dërguarit të Allah'ut s.a.s. Ashtu që, i Dërguari i Zotit s.a.s. nuk kishte përdorur tespihe të stilit me kokrra të radhitura në një pe; në atë kohë nuk kishte ndonjë përbërje të tillë.

Këtë mund ta kuptojmë prej shënimeve të regjistruara nëpër libra me hadithe sahih.

Si dhe pse lindi përdorimi i tespiheve?

Në Kur'anin Famëlartë na urdhërohet që ditë e natë ta përmendim Krijuesin tonë. ndërsa në një hadith të Pejgamberit tonë s.a.s. porositet që pas çdo kohe të namazit të hiqet 33 herë tespih (subhanallah), 33 herë tahmid (elhamdulil-lah) dhe 33 herë të sjellim tekbir (Allahuekber). Kjo do të thotë se besimtarët janë të obliguar me një numër të dhikrit (përmendjes së Zotit), duke artikuluar nga 33 herë tespihe, tahmid dhe tekbir.

Si do të mbahet mend ky numër dhe me si do të numërohen?

Përgjigjen e kësaj mund ta gjejmë nëpër librat e haditheve. Sipas burimeve të Ebu Davudit, Tirmidhiut, Nesaiut dhe Hakimit, Pejgamber ynë s.a.s. këtë dhikër e bënte duke i përdorur nyejt e gishtave. Gishtat e dorës së djathtë i përdorte për të definuar numrin e dhikrit që e bënte.

Ashtu që një ditë Pejgamberi s.a.s. ishte duke e sugjeruar një grua muhaxhire se si të bëj tespihe, duke e porositur në këtë mënyrë: “Bëni tespihët duke i përdorur nyjet e gishtave. Sepse gishtat në ditën e gjykimit do të merren në llogari për atë që e kanë bërë, kurse ata do të dëshmojnë se kanë bërë tesbih”.

Do të thotë se i Dërguari i Allah'ut s.a.s gjatë heqjes së tespiheve ka përdorur gishtat dhe na ka këshilluar ta bëjmë të njëjtën gjë.

Përsëri në shënimet e veprave sahih (të vërteta) mund të kuptojmë se një numër i konsiderueshëm i sahabeve kanë grumbulluar nëpër xhepa apo nëpër qese, fara të ullinjve dhe gurrë të vegjël me qëllim që t'i përdorin në numërimin e tespiheve. Kurse i Dërguari i Allah'ut s.a.s. këto sahabe nuk i ka ndaluar nga një praktikë e tillë. Ashtu që, transmetohet se Hz.Ebu Hurejra të ketë radhitur në një pe kokrra për t’i përdor si tespihe, kurse nëna jonë Hz. Safijja të ketë vënë gurë zalli në një shportë prej hasi, dhe këtë gjë e kanë bërë në dijen e të Dërguarit të Allah'ut s.a.s.

Fillimi i përdorimit të tespihëve në kuptimin e sodit u bë pas shekullit të dytë

Myslimanët në fillim ne vend te tespiheve kanë përdorur gishtat, gurra prej zalli dhe kokrra të lidhura në pe. Kjo gjendje ka vazhduar deri në shekullin e dytë të hixhretit. Në fillim të shekullit të dytë janë shfaqur tespihët në formën që e përdorim sot dhe ka hyrë në përdorim si i tillë.

Kështu që në shekullin e tretë e pyesin dijetarin Islam Xhunejd-i Bagdadi për arsyen e përdorimi e tyre: - Edhe për shkak të kualiteteve dhe aftësive që i posedoni përsëri jeni duke përdorur tespih. Pse e bën këtë ?
Xhunejd-i Bagdadi përgjigjet kështu:

- Tespihu që e kam në dorë, nuk është asgjë tjetër përveç se një shkak për të më afruar Krijuesit tim duke bërë dhikër (përmendur Atë).

Gjatë adetit për të përdorur ato kemi nevojë që t'i rikujtojmë këto dy pika:

  1.  I Dërguari i Allah'ut s.a.s. ka bërë tespih me gishta dhe e ka këshilluar të njëjtën. Mirëpo, të tjerët nuk i ka ndaluar apo nuk kanë thënë asgjë në kundërshtim me përdorimin e tyre.
  2.  Ka bërë të ditur se njeriu do të merret në llogari nga të bëmat e gishtërinjve. Kështu që, gishtërinjtë që kanë bërë tespihe kanë arritur synimin e tyre.

Sepse, tespihun që e ke në dorë nuk mund të lëviz pa e lëvizur atë me gishtërinjtë. Gishtërinjtë, të cilët e lëvizin tespihun, përsëri kanë arritur të sjellin në vend synimin e tyre.

Do të thotë se, kush do dhe ai që mendon se nuk do të hutohet, tespihun dhe dhikrin e bën duke i përdorur nyjet e gishtërinjve, kurse ai që do mund të përdor tesbihun ne forme të kokrrave të radhitura në pe na i lehtësojnë adhurimin.

Please publish modules in offcanvas position.