Këto fjalë të arta në nivel të një biblioteke, të cilat i nxora nga përmbajtja paralajmëruese e ligjëratës së Hoxhë Ef. Fetullah Gylenit, nga webportali ‘herkul.org’, shpresoj që do ta lexojë me vëmendje çdo person që posedon ndjenjë përgjegjësie.
Fjalët e arta në nivel të një biblioteke që do t’i lexojmë me një meditim të thellë, përmban paralajmërime të rëndësishme, për të cilat çdo besimtar duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë që ka.
Sipas përmasave që i ka shprehur Hazreti Bediuzzaman Said Nursi, “Kufijtë e rrethit hallall janë shumë të gjera dhe mjaftojnë për t’i përmbushur nevojat e kënaqësisë. Andaj, nuk ka aspak nevojë që të hyhet në kufirin e haramit”. Që do të thotë se, për të qenë i moralshëm duhet të jetohet brenda kufijve të lejuar, kurse në fushën e palejuar nuk duhet t’i hedhim sytë, t’i fusim duart apo as edhe të bëjmë ndonjë hap në atë drejtim.
Kështu që, një njeri i moralshëm, syrin, veshin, duart dhe këmbët duhet t’i kufizojë në përmasa të kënaqësisë së rrethit hallall, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrugë të mos kryejë haram dhe të shmanget nga rastet që i prekin krenarinë dhe dinjitetin e tij.
Kjo vlen sidomos për njerëzit që janë në një grup të dalluar dhe të cilët bëjnë gabime apo mëkate, siç është një gjest jo i moralshëm qoftë edhe shumë i vogël, një papastërti e vogël apo një neglizhencë e vogël besueshmërie, mund ta turpërojnë gjithë grupin, apo tubimin. Çdo anëtar i një grupi të tillë të dalluar janë si gjymtyrët e një trupi. Për këtë shkak, asnjëri prej tyre nuk mund të thotë: “Unë kryeja funksionin e thembrës apo unë kryeja funksionin e gjurit; çfarë u intereson të tjerëve për baltën apo fëlliqësirat që më prekin mua!..”
O Zoti im, mos më turpëro mua dhe shokët e mi; mos më turpëro as mua, por as edhe shokët e mi mes tyre.
Nëse thembra nuk mund ta tregojë ndjeshmërinë e nevojshme për çështjen e papastërtisë, do të thotë se shkel të drejtat e gjithë grupit dhe bëhet e dëmshme sikur që është djalli (shejtani). Përderisa çdo individ në këtë grup nuk thotë: “Ta bëjmë hallall hakun tonë”, atëherë është shumë e dyshimtë hyrja e tij në xhenet.
Njerëzit që besojnë, në emër të së drejtës së përgjithshme duhet të veprojnë trimërisht aq sa të thonë, ”O Zoti im, nëse ja vë syrin ndonjë gjëje që Ti nuk e dëshiron apo nëse do t’ia kisha vënë veshin (do të dëgjoja) diçka çka Ti nuk e do, atëherë ma merr shpirtin, më lër sakat ose ma kthe drejtësinë (çka është e nevojshme për ta shlyer atë mëkat)!” Pasi që rruga është ajo e pejgamberëve, kushti i vetëm për të qenë të suksesshëm në atë rrugë është që t’i përvetësojmë vetitë e tyre, të cilat janë të patjetërsueshme.
Të bëjmë një jetë të moralshme, mos të lidhemi shumë pas kësaj bote…mos të bëhemi dyfytyrësh, mos t’i gënjejmë njerëzit dhe të mos e lejojmë veten në duartrokitjet e të tjerëve… Ky është rezoni i kësaj bote; nëse patjetër e keni që t’i gjeni vetes një vend në këtë botë, atëherë duhet t’i përvetësoni këto veti: të jeni të pastër dhe të moralshëm, të besueshëm, të sigurt në amanetin dhe në misionin që e kryeni dhe të posedoni një mendje të kthjellët. Këto janë faktorët kryesorë të xhenetit që e kemi humbur. Nëse mendoni që të formoni një xhenet nga starti, ja ato janë materialet e nevojshme.
Hazreti Omeri r.a. ka urdhëruar:
“Llogarituni me veten tuaj, para se të merreni në llogari”. Në thelb, secili duhet të ketë një llogaritje të tillë për vetveten. Njeriu duhet të jetojë duke i bërë llogaritë e nevojshme që, në anën tjetër, të mos ballafaqohet me ndonjë llogari së cilës nuk do të mund t’i përgjigjet.
Për të bërë një jetë me llogari dhe për të mos i fundosur të gjitha të mirat vetëm me një gabim, duhet të ecim në përputhje me thënien e Hazreti Ustadit: ”Nëse punët qëndrojnë të tillë, atëherë ruaju, shkel me kujdes, kij frikë nga fundosja. Mos u fundos vetëm me një kafshatë, një fjalë, një kokërr, një shkreptimë, një shenjë apo një puthje! Mos i fundos të gjitha ndjenjat shpirtërore vetëm me një neglizhencë të tillë”.
Në një hadith kudsi Allahu (xh.xh.) thotë: “Të shikosh në haram, është një shigjetë prej shigjetave helmuese të shejtanit (djallit). Ai që, nga frika Ime, e kthen shikimin në vend tjetër, atij personi i mundësojë ndjenjën e besimit më të bukur, kënaqësinë që gjendet në brendi të zemrës”.