Njeriu është i rrethuar me mirësitë që ia ka falur Zoti

Njeriu është i rrethuar me mirësitë që ia ka falur Zoti

A jemi të kënaqur me atë që e posedojmë?

Dijetari Islam, Hazreti Hatem-i Asam, xhematit të tij që kurrë nuk mungonin në ligjëratat e tij, ia parashtroi një pyetje:

- U bë një kohë e gjatë që jeni duke i dëgjuar ligjëratat e mia. Çfarë keni mësuat nga ligjëratat e mia?

I kishin sqaruar atë që e kishin kuptuar, mirëpo dijetari Islam pa i dhënë rëndësi sqarimeve të tyre ka vazhduar kështu:

- Ju nuk e paskeni mësuar çështjen më të rëndësishme. Nëse do t'i kishit mësuar vetëm këto dy gjëra, do t'ju mjaftonte për gjithmonë.

E para: Të jeni të kënaqur me atë që e posedoni. E dyta është, që të mos bëni zili ndaj atij që posedon më shumë se ju.

Hatem-i Asam ka shtuar:

-Ja, kjo është përmbledhja e gjërave që ua kam treguar në ligjërata. Do të jeni të kënaqur me atë që e posedoni, dhe gjithashtu nuk do t'i urreni të tjerët që kanë më shumë.

Nëse ju i dorëzoheni Zotit në këtë nivel dhe nëse jeni të kënaqur nga caktimi i Allah'ut për Ju dhe për të tjerët, dijeni që edhe Allah'u xh.xh. do të jetë i kënaqur nga ju.

Asnjëher mos e harroni këtë që do ta them

Me të vërtetë, gjendja e të qenit të kënaqur me atë që e posedon dhe të mos kesh zili apo t'i urresh ata që kanë më shumë, është një gjendje aq e madhe e të qenit të pajtuar me caktimin e Zotit, që kjo gjendje e kënaqur e bën të lumtur edhe vet personin, por edhe të tjerët që kanë më shumë për të cilët ju nuk ndjen zili e as urejtje.

Në të kundërtën, ata që nuk e vlerësojnë veten dhe rrethin e tyre me një dorëzim të tillë dhe që nuk janë të kënaqur me atë që ua ka caktuar Krijuesi i Gjithësisë, fillojnë të mendojnë se u bëhet padrejtësi dhe se meritojnë të kenë më shumë nga mirësitë e Zotit në këtë botë, kurse për të tjerët që kanë filluar të imagjinojnë se edhe pse ata nuk i meritojnë ato mirësi, atyre përsëri i jepet dhe kështu që tek njerëzit fillon të shfaqet ndjenja e zilisë. Në këtë mënyrë as vet ata nuk ndjehen të lumtur, e as të tjerët nuk ndjehen të sigurt nga shikimet plot me zili të ziliqarëve.

Meqë gjendja është e tillë...

Do të thotë se ka ardhur radha jonë që ta vrasim pak mendjen. Çfarë thoni, a të bëjmë një llogari të vetes tonë se ç'është vallë mendimi ynë në këtë drejtim?

Vallë a jemi të kënaqur edhe ne me atë që e posedojmë, dhe vallë a e pengojmë veten tonë që të ndjejmë zili ndaj atyre që kanë më shumë?

Çfarë ndodh nëse një person bëhet i kënaqur me atë që është caktuar për të nga ana e Zotit dhe jo dëshirave ziliqare të nefsit të tij?

Po deshët përgjigjen e kësaj pyetjeje ta marrim nga Hz. Musai a.s.

Hz. Musa a.s. në lutjen e tij që e bën në malin Tur thotë kështu:

-Krijuesi im dhe i Gjithësisë! Kur bëhesh Ti i kënaqur nga robi yt?

Përgjigja që vjen nga Krijuesi i Gjithësisë është shumë e qartë:

-Atëherë kur të kënaqet robi im prej meje!

Çfarë thoni?

Vallë a jemi edhe ne të kënaqur me atë që e posedojmë, pra atë që na e ka caktuar Zoti jonë?

Jo të ndjejmë shqetësim për mos arritjen e dëshirave të shumta që i kemi në mendje, por vallë a e kemi kënaqur veten (nefsin) tonë me atë që na ka caktuar Pronari i Gjithësisë?

Apo vallë jemi duke menduar se ne meritojmë më shumë, por ja neve nuk na jepet?

Nëse ekziston një kundërshtim i tillë i fshehur tek ne, atëherë me çfarë fytyre mund të presim që Zoti të jetë i kënaqur prej njerëzve të tillë që nuk janë të kënaqur nga caktimi i Tij? A ka mundësi që kënaqësia të jetë vetëm e njëanshme?

Vallë a ekziston ndjenja e të qenit të kënaqur nga gjendja, në shpirtrat dhe në zemrat tona? Vallë a je i vetëdijshëm se je i rrethuar përplot me mirësitë e Zotit, dhe se je i dobët që të mund ta falënderosh Zotin për gjithë këto mirësi që t'i ka falur?

Si fillim a je i vetëdijshëm se dora që kap, syri që sheh, këmba që ec dhe zemra që rreh janë nga një mirësi që nuk mund të krahasohet me asnjë mirësi tjetër në këtë botë?

Apo jeton me akuzat se nuk mund të arrish atë që ke ëndërruar dhe se nuk të është dhënë atë që e ke merituar?

Do të thotë se tani është koha që të fillojmë ne veten tonë ta marrim në llogari.

Please publish modules in offcanvas position.