Disa Nga Ne Do Të Sprovohen Me Disa Të Tjerë Brenda Nesh

Disa Nga Ne Do Të Sprovohen Me Disa Të Tjerë Brenda Nesh

Pronari i Ditëlindjes së Shenjtë paralajmëron ummetin e tij për ta siguruar unitetin!.Njeriu duhet të krijojë unitetin sepse ai ka logjikë dhe vullnet.

Përgjegjësia për ta mbrojtur unitetin dhe bashkësinë është lënë në fatin e vullnetit tonë, por edhe prishja e unitetit dhe të bashkësisë gjithashtu është lënë në vullnetit tonë.

Kjo përgjegjësi shumë e rëndësishme e vullnetit tonë na fut thellë në mendime që ta vlerësojmë si çështje më parimore në jetë. Si për shembull:

- Pejgamberi s.a.s. i është lutur Krijuesit të Gjithësisë, në mënyrë të flakët që ummeti i tij të mos pësoj shkatërrim total dhe rrënjësor, të mos jetë preh e një urie të përgjithshme dhe të mos vij ballë për ballë me një armik që do ta shkatërroj shumicën e ummetit të tij. Allahu xh.xh. i pranoi të gjitha këto lutje të Pejgamberit s.a.s.!

Sipas kësaj, ummeti i të Dërguarit të Allah'ut xh.xh. ashtu siç nuk do të bëhet preh e një urie totale, gjithashtu nuk do të jetë as nën sundimin e vazhdueshëm të ndonjë armiku, dhe falënderimet i takojnë Pronarit të Gjithësisë, i cili nuk do të lejoj të ndodh as edhe ndonjë fatkeqësi në përmasa të tilla që do ta shkatërronte një gjeneratë të tërë të myslimanëve. Mirëpo, duanë (lutjen) e të Dërguarit s.a.s. që ummeti i tij të mos përleshet me njërin-tjetrin dhe të mos hynë në një diskutim që do ta prishte vëllazërinë e tyre nuk është pranuar nga ana e Zotit të Madhërishëm. (Muslim, Fiten, 19/20)

- Pse nuk ishte pranuar lutja e fundit e Pejgamberit s.a.s.? Ja, në komentet e bëra për këtë çështje shumë të rëndësishme thuhet kështu:

-Çështja për të mos e humbur vëllazërinë apo për ta mbrojtur atë është një çështje individuale që njerëzit duhet ta sigurojnë përmes vullnetit të tyre. Të mbrohet uniteti i njerëzve pa mos e përshi vullnetin e tyre nuk është aspak njerëzore. Ngase njeriu është një krijesë që i posedon mirësitë e Zotit siç është: logjika dhe vullneti. Të orvatet si një tufë pa e futur vullnetin e tij në funksion, të tubohet në një vend dhe të rrotullohet grup në grup njëra pas tjetrës si shembulli i gjallesave që nuk posedojnë logjikë dhe vullnet, nuk është në pajtim me dinjitetin njerëzor i cili posedon ndërgjegje dhe vullnet. Andaj dhe njeriu duke e përdorur fuqinë e vullnetit të tij për të jetuar bashkë, në mënyrë vëllazërore dhe duke organizuar bashkimin dhe unitetin duhet të kërkoj rrugë se si ta mbroj dhe të forcoj këtë vëllazëri, dhe pasi të gjej duhet të aplikoj të njëjtën në jetën e tij. Në këtë mënyrë do ta ketë plotësuar detyrën për ta kaluar sprovën e tij duke e përdorur vullnetin e lirë që ia ka falur Zoti.

Ashtu që edhe Allahu xh.xh. në ajete (versete) të ndryshme të Kur'ani Kerimit tregon se njerëzit do të sprovohen me njërin-tjetrin: “Disa nga ju do të sprovoheni me disa të tjerë që janë brenda juve!” (En'am/53)

-Pse disa nga ne do të sprovohen me disa të tjerë brenda shoqërisë ?

Sepse Krijuesi ynë reflektimet e vetive të Tija në forma të tilla të ndryshme i ka shfaqur në strukturën njerëzore Me këto veçori që i posedojmë i Gjithëfuqishmi na paralajmëron se “Disa nga ne do të sprovohen me disa të tjerë brenda nesh”.

Reflektimi i vetive të Krijuesit të Gjithëfuqishëm në forma të ndryshme tek njerëzit, shprehitë tona mund të mos përshtaten me ndonjë tjetër, në të njëjtën mënyrë siç edhe vetitë e një tjetri mund të mos përshtaten me shprehitë që i posedojmë ne. Mirëpo edhe përpos veçorive që i posedojmë nga njëri-tjetri, përsëri do t'i hulumtojmë rrugët për të siguruar unitetin edhe bashkimin brenda në shoqëri dhe në këtë mënyrë do ta kemi përmbushur përgjegjësinë për ta dhënë hakun e mirësisë të vullnetit, të cilën na i ka falur Zoti dhe si përfundim do ta kemi fituar sprovën në të cilën gjendemi.

Për këtë arsye ne mund të ballafaqohemi edhe me vëllezër besimtarë të cilët posedojnë qëndrime dhe shprehi të tjera për shkak se posedojnë një reflektim të ndryshëm të vetive të Zotit. Jo vetëm aq, por mes neve mund të ndodhin edhe hidhërime dhe thyerje. Nuk është e drejtë që vëllanë tonë ta konsiderojmë si njeri të keq për shkak të një gjendjeje të tillë. Por, qëndrimet e kundërta duhet komentuar si njerëz me reflektime të ndryshme të vetive të Zotit, dhe për hir të përforcimit dhe mbrojtjes së vëllazërisë tonë përsëri duhet të vijmë në kontakt duke e parë si patjetërsueshëm sprovën që e kemi me njërin-tjetrin.

Gjithashtu, duke ia dhënë plotësisht hakun e vullnetit tonë të parit duhet të jemi ai që do të thotë, “më vjen keq vëlla, ma bën hallall. Jemi duke e jetuar sprovën e patjetërsueshëm mes njërit-tjetrit”, dhe në përfundim të llogarisë drejt ndërgjegjes, duke ia zgjatur dorën e pajtimit duhet të bëhemi heronj të vërtetë në sigurimin e paqes në shoqëri. Edhe Pejgamberi ynë s.a.s. ka bërë të ditur se i pari që do t'ia zgjas një tjetri dorën e pajtimit nga dy besimtarë të thyer do të regjistrohet si heroi i paqes!

Ja në këtë mënyrë duhet edhe na ta festojmë këtë Ditëlindje të Shenjtë të të Dërguarit të Allah'ut s.a.s.

Please publish modules in offcanvas position.