Zoti i fal një populli atë që e meriton!

Zoti i fal një populli atë që e meriton!

Ajetet Kur'anore në suret Enfal dhe Raad na e bëjnë paralajmërimin e lartpërmendur: "Allahu, nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata ta ndryshojnë falënderimin ndaj asaj mirësie! Do të thotë se mirësia rritet nëse rritet edhe falënderimi ndaj asaj mirësie, në qoftë se falënderimi pakësohet atëherë fillon të pakësohet edhe mirësia. (53-11)"

Kjo drejtësi hyjnore që reflektohet sipas nivelit të falënderimit që ne ia dimë mirësisë së dhënë, neve na përcillet edhe përmes një shembulli nga drejtësia e Hz. Omerit r.a. Po deshët ta lexojmë të gjithë së bashku shembullin e Hz. Omerit që shërben si mësim edhe për këtë kohë .

Kalifi Hz. Omer, gurrat dhe gjembat, të cilët e vështirësonin kalimin e njerëzve nga rrugicat në të cilat kapërcente ai, e kishte bërë si traditë t'i largonte nga rruga. Një ditë përsëri duke ecur rrugës i ra me këmbë një guri të cilën e kishte parë si pengesë. Guri i ra në këmbë një personi i cili ishte duke ardhur në drejtim të kundërt. Pas një kohe shumë të gjatë, Hz. Omeri përsëri ishte duke ecur në të njejtën rrugë dhe vërejti se ishte personi i njëjtë të cilit i kishte rënë me gurë në këmbë, pra ai ishte duke kaluar nga i njëjti vend, por nga drejtimi i kundërt. Hz. Omeri, menjëherë nxori ca para nga xhepi dhe ia dha personit. Mirëpo, edhe pse personi i tha Omerit (r.a.) që s'ka nevojë për lëmoshë, ai insistoi që t'i merrte duke u arsyetuar në këtë mënyrë: “Vitin e kaluar siç isha duke kaluar nga e njëjta rrugë, e pash një gurrë dhe ia mëshova. Guri kishte shkuar drejt teje dhe e goditi këmbën tënde; kjo gjë për gjatë tërë vitit më bëri të ndjehem i shqetësuar. Nëse i pranon këto të holla dhe ma bën hallall, do të më shpëtosh nga ky shqetësim, të cilin e kam ndjerë plot një vit!”

Kjo ngjarje ishte një shembull nga një udhëheqës i asaj kohe. Kurse tani t'ju jap një shembull nga populli i asaj kohe.

Nga buzët e Hz. Ebu Zer, i cili ishte një nga banorët e kohës së kalifatit të Hz. Omerit (r.a.), vazhdimisht qarkullonin fjalët se përderisa fqinji i një personi është i uritur, ai person nuk e ka të lejuar që të bëj gjumë të rehatshëm në shtëpinë e tij, dhe se ata që kanë mundësi dhe nuk i ushqejnë vëllezërit e tyre që nuk kanë kushte e as ushqime të mjaftueshme, nuk e kanë hallall gjumin që e bëjnë në shtratin e tyre. Për ta kuptuar sa i sinqertë është ai në fjalët që i thoshte, një mbrëmje disa persona përmes një robit i dërguan një qese me para duke shprehur dëshirë që ai t'i pranoj ata si një dhuratë. Mirëpo, Hz. Ebu Zeri ia ktheu se ka fqinjë me gjendje më të vështirë se ai, andaj ato para duhet tu jepen atyre. Mirëpo, robi insistoi duke i thënë Ebu Zerit se personat që ia kanë dhënë këtë detyrë, i kanë premtuar se përderisa Ebu Zeri i pranon ato para, atëherë do ta japin lirinë e tij. Kështu që Ebu Zeri i pranoi paratë. Në mëngjes robi u kthye përsëri dhe tha;

-Paratë që ua solla juve mbrëmjen e kaluar i paskam sjell në adresë të gabuar. Ishte dashur që t'ia jepja një tjetri; pronarët e parave kërkojnë që t'ua kthej paratë mbrapa. Përgjigja e Ebu Zeri kësaj radhe ishte kështu:
-”Fakti që unë besoj në atë se përderisa fqinji im është i uritur, unë nuk e kam të lejuar që të bëj gjumë të rehatshëm, paratë që m'i dhe pa i futur aspak në shtëpi menjëherë ua shpërndava nevojtarëve, pastaj u ktheva në shtëpi dhe bëra një gjumë të rehatshëm. Momentalisht nuk kam para për të t’i kthyer”.

Ja, ky ishte një shembull nga populli i atëhershëm.

Tani t'i kthejmë sytë në vitet e 70-ta të Hixhretit, periudhën kur rritej tensioni mes fiseve Emevit dhe atij Abbasit, ditët kur këta dy popuj filluan që të përleshen mes veti. Zullumqari me emrin Haxhaxhxh, i cili ishte i famshëm me zullumin e tij, vazhdonte zullumin e tij me një ashpërsi të madhe. Ja, në këtë gjendje i erdhi një ofertë nga populli i tij: “Besojmë se ti ke njohuri nga sjellja e mëshirshme dhe plot me drejtësi e Hz. Omerit. Të lutemi, mundohu edhe Ju t'i ngjani sado pak atij. Sillu edhe t’i me drejtësi ndaj nesh njëjtë sikur Hz. Omeri. Ai mërzitej edhe atëherë kur pa qëllim do ta godiste ndonjë pjesatarë të popullit të tij me gurë, por sërish ai, edhe pas një viti shkonte dhe kërkonte falje nga populli i tij të cilin e kishte dëshpëruar!”

Tani, le ta shohim përgjigjen historike e Haxhxhaxhit ndaj një dëshire të tillë nga populli i tij:

-Në kohën e Hz. Omerit, ekzistonte një popull që e kujtonte njërin-tjetrin, si puna e Hz. Ebu Zerit. Ju shndërrohuni në një popull si puna e Ebu Zerit që do të mendoj për njërin-tjetrin, dhe unë do të bëhem një sundimtar i drejtë sikur që ishte Hz. Omeri. Ju, nuk doni që të shndërroheni në një popull që do mendoj për njërin-tjetrin, kurse prej meje pritni që të bëhem një sundimtar i drejtë sikur Hz. Omeri. Allahu, nuk i dërgon një sundimtar sikur Hz. Omeri, një populli grindës që merret me njërin-tjetrin. Çfarë meriton ky popull atë udhëheqës do ta ketë në krye. Këtë ta dini kështu. Nëse doni një udhëheqës të mirë, atëherë edhe ju mundohuni që të keni raporte të mira me njërin-tjetrin, bëhuni shembull i mirë pastaj mund të pritni që të keni udhëheqës të mirë!”

Çfarë mendoni për përgjigjen e Haxhxhaxhit?. Përderisa ne nuk bëhemi një popull vëlla si puna e Hz. Ebu Zerit, që do të mendonte për njërin-tjetrin, nuk do të mund të posedojmë një udhëheqës sikur Hz. Omeri. Ne, fillimisht do të duhet që t'i rregullojmë raportet mes veti dhe ta përqafojmë njërin-tjetrin. Nëse sot ndodhin disa gjëra të mira, të cilat nuk bëhen si rezultat i mbrojtjes së vëllazërimit dhe unitetit që e kemi pasur me njërin-tjetrin?

Fatebiru ja ulil ebsar! Mendoni o Ju që posedoni mendje!

Please publish modules in offcanvas position.