Punëtori Që Derdh Djersë Shpërblehet, Kurse Ai Që Nuk Punon Nuk Meriton Asgjë

Punëtori Që Derdh Djersë Shpërblehet, Kurse Ai Që Nuk Punon Nuk Meriton Asgjë

Njëajet Kur'anor, sidomos në ditën e fundit të muajit Ramazan, na shtyn që të mendojmë se çfarë thotë ajeti Kur'anor:

“Njeriu nuk do të fitoj asgjë tjetër, përveçse atë për të cilën ka treguar përpjekje dhe është munduar!”

Njëjtë sikur shembulli i një personi që punon tërë ditën dhe një personi që shëtit rreth e rrotull sikur përtac. Njëri ka punuar tërë ditën dhe ka fituar të drejtën për ta fituar pagën ditore, kurse tjetri ka shëtitur tërë ditën dhe nuk ka fituar asgjë.

Një punëtor që punon në punëtorinë tonë ja paguajmë pagën ditore, mirëpo një punëtorit tjetër që nuk punon nuk ia paguajmë pagën apo jo?

Sepse Allahu xh.xh. ka vendosur një rregull në këtë botë:

“Njeriu nuk do të fitoj asgjë tjetër, përveçse atë për të cilën ka treguar përpjekje dhe ka derdhur djersë. Kjo do të thotë se çmimin e fiton ai që punon; ai që s'punon, që nuk tregon mund nuk është i përshtatshëm që të shpërblehet. A nuk është i njëjtë edhe fati i personave që punojnë dhe që nuk punojnë në rrugën e Zotit?

Është e vërtetë se të punosh është vështirë, është e lodhshme dhe kërkon përpjekje. Mirëpo, shpërblimin e ka të ëmbël dhe momenti i shpërblimit sjell një qetësi shpirtërore. Gjendja e rehatshme shpirtërore, pasi të merret shpërblimi është më e vlefshme se gjithë lodhja të cilën e ndjejmë gjatë punës.

Kurse shqetësimin që e ndjen një person që s'punon gjatë shpërblimit është shumë më e madhe se sa rehatia që e ndjen gjatë kohës së shëtitjes.

Gjatë gjithë muajit të Ramazanit veten tonë mund ta trajnojmë që të qëndrojë pa ujë dhe pa ushqim. Në të vërtetë të qëndrosh i uritur dhe i etur nuk janë shumë gjëra atraktive. Mirëpo pas asaj vjen Bajrami. Qetësia dhe lumturia që do ta ndjejmë gjatë ditës së Bajramit, është po aq e lezetshme sa momentet e Iftarit në sofër që e ndajmë me familjarët tanë gjatë gjithë muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ja, shembujt në këtë botë janë të njëjtë me atë të botës tjetër. Ata që bëjnë përpjekje në këtë botë, në botën tjetër do të jenë të rehatshëm, të qetë dhe të lumtur.

Ata që nuk bëjnë asnjë përpjekje në këtë botë, nuk do të jenë të përshtatshëm për asnjë shpërblim në botën tjetër dhe as që do të kenë një të drejtë të tillë.

Njëri të shëtit tërë ditën dhe të mos bëj asnjë punë, kurse një tjetër të punoj tërë ditën dhe të derdh djers dhe në fund të ditës që të dy ta fitojnë shpërblimin e njëjtë!? Zoti nuk ka vendosur një ligj të tillë, as në këtë botë e as në botën tjetër. Ja ligji dhe rregulla që e ka vendosur Ai: “Njeriu nuk do të fitoj asgjë tjetër, përveçse atë për të cilën ka treguar përpjekje!” Ata që kanë punuar gjatë gjithë muajit Ramazan, tani mund të ndjehen të lumtur.

Ta vlerësojmë pak ditën e Bajramit.

Në ditën e Fitër Bajramit duhet të kujdesemi për disa gjëra:

  1. Të çohemi herët dhe të marrim (gusul abdest), ose një abdest për namaz, të vishemi bukur, të lyhemi me erëra të bukura dhe ashtu të nisemi për në xhami.
  2. Nëse mendoni që e keni vaxhip, fitret duhet t'i jepni para Bajramit.
  3. Gjatë rrugës për në xhami duhet të shkojmë duke medituar dhe menduar gjëra të bukura kinse jemi duke shkuar për në botën tjetër dhe se do të takohemi me njerëz të shenjtë sikur që është i Dërguari i Zotit dhe sahabet e tij, dhe duke dhënë tekbir të pazëshëm.
  4. Për të qenë i vetëdijshëm se nuk je më me agjërim para se të marrësh rrugën për në xhami është mirë që të konsumosh diçka, ndonjë ëmbëlsirë apo një gotë ujë.
  5. Rruga për në xhami dhe rruga pasi të kthehesh të jenë të ndryshme me qëllim që të takosh më shumë njerëz rrugës për të bërë bajram.
  6. Në këtë ditë është mirë që të harrohen problemet individuale dhe të ndjejmë me sinqeritet kënaqësinë dhe lumturinë e kësaj dite.
  7. Këtë ditë të Bajramit, të cilën fëmijët do ta përjetojnë me një kënaqësi shumë të madhe dhe të sinqertë të mos ia shndërrojmë në hidhërim me ndonjë qëndrim negativ.
  8. Nëse akoma nuk e keni dhënë zekatin apo fitoren, është mirë që ta jepni menjëherë pas namazit të Bajramit dhe të mos e leni për më vonë.
  9. Në ditët e Bajramit patjetër të jeni me buzëqeshje, të tregoni respekt dhe të jeni simpatik ndaj vëllezërve të tjerë besimtar.
  10. Të mos harrosh se pas mbarimit të ditëve të Bajramit, duhet t'i agjërosh edhe gjashtë ditët në muajin Shevval. Dhe sidomos për të mos i humbur sevapet që i kemi fituar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit duhet të qëndrojmë larg mëkateve që nuk i kemi praktikuar gjatë muajit Ramazan.

Please publish modules in offcanvas position.