Njerëzit Të Mos E Konsideroj Veten Të Garantuar, Por As Edhe Të Mos I Humbin Shpresat

Njerëzit Të Mos E Konsideroj Veten Të Garantuar, Por As Edhe Të Mos I Humbin Shpresat

Ireferohem lexuesit tim që është duke ulëritur pa shpresë, duke menduar se mëkati i tij është aq i madh saqë nuk mund të falet.

Asnjë person të mos e humb shpresën për shkak të një gabimi që është duke e bërë, mirëpo asnjëri të mos e konsideroj veten të garantuar për shkak të një mirësie që e bën.

Të gjithë le ta mendojnë vetëm fundin e tyre! Njëjtë sikur jeta me batica dhe me zbatica e qatipit të frymëzimit hyjnor, Abdullah Bin Saad dhe mënyra se si ai vulosi momentet e fundit të jetës së tij.

Jeta plot me batica dhe zbatica e qatipit të frymëzimit hyjnor është një jetë plot me mësime, e cila ia vlen që të lexohet. Abdullah bin Saad, ishte një nga mushrikët (jobesimtarët) e Mekkes, mirëpo pas një llogarie që e bën në ndërgjegjen e tij, ai merr vendim që të bëhet pjesëtar i Islamit. Për hir të këtij misioni ai merr guximin që të migroj në Medine, dhe me arabishten e tij të mrekullueshme arriti që të bëhet njëri nga qatipët e frymëzimit hyjnor të cilët tërë kohën e kalonin pranë të Dërguarit të Zotit s.a.s. Mos gjykoni menjëherë duke thënë se çfarë njeri me fat dhe i lumtur, por shikojeni fundin, se çfarë fundi ka pasur ky person.

Do të thoni se njeriu ka arritur të bëhet qatip i hyjnores, për çfarë fillimi apo fundi jeni duke folur. Po, secili njeri ka një fillim dhe një mbarim, dhe fundi është shumë i rëndësishëm. Jetojmë në një botë me sprova. Ta shohim qatipin e frymëzimit hyjnor se deri ku lartësohet dhe se përsëri deri ku ulet në baticën dhe zbaticën e tij, dhe si e vulos jetën e tij? E rëndësishme është fundi, ku dhe si e vulos jetën!

Në një proverb popullore thuhet “ata që merren me punë të hajrit kanë shumë pengesa të dëmshme”. Edhe personi që është lartësuar deri në të qenit qatip të frymëzimit hyjnor patjetër se do të ketë pengesa të dëmshme. Fillimisht nefsi dhe djalli (shejtani) i tij do të merren më shumë me të. Ashtu edhe ka ndodhur.

-Punën e qatipit të frymëzimit hyjnor e le anash dhe kthehet përsëri në Mekke, në mesin e mushrikëve. Kësaj radhe bashkë me shokët e tij mushrik fillojnë të punojnë kundër Pejgamberit s.a.s. Shikoni se çfarë thotë:

-Kur e shkruaja frymëzimin hyjnor shtoja fjalë edhe nga fjalët e mia. Në fakt frymëzimi më vjen edhe mua, edhe unë mund të them fjalë të njëjta andaj edhe i shkruaja ajetet Kur'anore!

Pejgamberi ynë s.a.s., pas marrjes së Mekkes, urdhëroi ndëshkimin e Abdullah bin Saadit qoftë ai i fshehur edhe nën mbulesën e Qabes, sepse e vuri në dyshim frymëzimin hyjnor. Pas këtij urdhri, Abdullahut i erdhi mendja në kokë filloi të bëhet i vetëdijshëm se çfarë gabimi kishte bërë. Mirëpo, tani më ishte vonë, urdhri për ekstradimin e tij veç më ishte shpallur.

Abdullahu e dinte shumë mirë mëshirën dhe dhembshurinë e Pejgamberit s.a.s., gjatë kohës kur e kryente detyrën si qatip i relevatës hyjnore. Edhe pse kishte hyrë në mohim, ai përsëri nuk i kishte humbur shpresat.

Ai shkon tek vëllai i tij i qumështit, Hz. Osmani r.a., dhe për hir të vëllazërisë së qumështit dëshiroi që ta ndihmoj dhe të organizoj që të takohet me të Dërguarin e Zotit s.a.s. Hz. Osmani r.a. duke e marrë parasysh tërë rrezikun nga gjërat që mund t'i ndodhnin arriti që ta takoj atë me të Dërguarin e Allahut s.a.s. Abdullahu i tregoi të Dërguarit të Allahut se sa ishte penduar dhe kërkonte që ta fal. I Dërguari i Allahut s.a.s. ishte duke e dëgjuar Abdullahun, i cili në fillim ishte jobesimtar dhe më vonë u bë besimtar, pastaj u lartësua deri në atë nivel saqë u bë qatip i revelatës hyjnore, dhe që më vonë përsëri u kthye në të vjetrën dhe me gënjeshtra të shumta mundohej që ta bëj të dyshuar frymëzimin hyjnor.

Dhe tani përsëri ishte kthyer tek i Dërguari i Allahut s.a.s. dhe kërkonte që t'i falen gabimet. Pasi për një kohë të shkurtër e kaploi atmosferën një qetësi, më vonë i Dërguar i Allahut s.a.s. duke e vlerësuar sinqeritetin e Abdullahut, e fali atë. Njëjtë sikur e fali edhe vrasësin e Hz. Hamzasë, Vahshiun dhe djalin e Ebu Xhehlit, Ikrimen. Çfarë ndodhi më vonë?

Siç thamë edhe në fillim, “asnjëri të mos i humb shpresat duke e parë madhësinë e gabimeve që i ka bërë dhe të mos thuaj se nuk bëhet më njeri nga unë”.

Ja se çfarë thoshte Abdullahi, i cili prej atij momenti e tutje morri pjesë në të gjitha betejat që u bënë në emër të fesë edhe atë në radhët e para:

-Mëkatet e mia janë shumë të mëdha, atëherë edhe hizmeti (shërbimi) im duhet të jetë në përmasa të njëjta dhe vazhdimisht ishte duke e përsëritur këtë lutje:

-Krijuesi im! Mos ma merr shpirtin jashtë namazit. Dërgoje melaqen (engjëllin) tënd në kohën më me vlerë të të gjithë kohëve që është koha e sabahut, që ta merr amanetin atëherë kur të jem në sexhde?

Vallë, a i është pranuar lutja e Abdullahut pas një gabimi kaq të madh që e bëri?

Siç thamë, “Asnjëri të mos e shoh se sa i madh është mëkati i tij, por të shoh se sa i sinqertë do të jetë kthimi i tij më pas”. Shihni se si ishte fundi i Abdullahut...

Duke mos u përzier në asnjërën nga fitnet (shpifjet, përleshjet) që dolën në mesin e myslimanëve, Abdullahu shkoi në qytetin Askalan të Egjiptit dhe tërë kohën e kaloi me adhurim.

Një ditë pas përfundimit të namazit të sabahut u ul në tahijjat, lexoi salavatet, gjithashtu dha edhe selamin në të djathtën, në momentin që do ta kthente kokën në të majtën, ndjeu një tërmet në mesin e tij. Menjëherë solli tekbir, “Allahu Ekber” dhe shkoi në sexhde. Këtu ishte fundi i jetës së tij. Fjalën e fundit e dha me tekbir, kurse vepra e fundit ishte vënia e kokës në sexhde. Ashtu edhe siç ishte lutur.... (H.36)

Do të thotë se pa marrë parasysh se sa gabime të ketë bërë njeriu, rruga e kthimit çdo herë është e hapur. Mjafton që të ekzistoj një dëshirë e sinqertë për tu rikthyer. I Gjithëmëshirshmi i fal ata që kthehen në mënyrë të sinqertë. Njëjtë sikur kthimi i sinqertë i Abdullahut, i cili dha shpirtin me kokën në sexhde.

Please publish modules in offcanvas position.