Në librin e autorit Ali Demirel, i titulluar “Si e jetuan Islamin”, i përbërë prej 215 faqeve janë radhitur kujtime të rëndësishme nga jeta shembullore e sahabeve, shokëve të të Dërguarit të Allahut s.a.s.
Në hyrje të librit na i tërheq vëmendjen për vetitë dhe bukuritë e papara të të Dërguarit të Allahut s.a.s. që shërbejnë si shembull për gjithë njerëzimin. Libri është ndarë në katër pjesë.
Në pjesë e parë jepen shembuj nga jeta e të Dërguarit dhe sahabet e tij që do të bëjnë dritë në jetën tonë. Pjesa e dytë përmban seksione nga jeta shoqërore. Në pjesën e tretë ka ligjërata që do ta ndriçojnë jetën tonë të adhurimit. Kurse në pjesën e katërt jepen shembuj nga dashuria e pafund e sahabeve ndaj të Dërguarit të Allahut s.a.s.”
Bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut s.a.s., njëherazi edhe nëna jonë, Hatixheja r.anha, është një shembull e mirë për raportet familjare të ditës së sodit, sidomos për raportet burrë e grua. Një fragment i cekur që në fillim të librit nga jeta e saj, do të doja që ta ndaj bashkë me Ju. Të shohim se si durimi dhe besnikëria e nënës tonë Hatixheja r.anha ndaj të Dërguarit të Allahut, vazhdoi pa u lëkundur fare edhe për shkak të vështirësive dhe kushteve apo rrethanave të palakmueshme që ishin dhe se si kjo besnikëri e palëkundur është vlerësuar nga ana e Dërguarit të Allahut s.a.s. duke e përmendur atë me një admirim dhe dashuri të paharruar, e cila shërben edhe si një mesazh i mrekullueshëm për familjet e sodit:
Një grua plakë që kishte ardhur deri tek dera e të Dërguari të Allahut s.a.s. duke u mbështetur në një degë të thatë të hurmës shpreh dëshirë që të shihet me të Dërguarin e Allahut;
Kërkesa e gruas plakë i përcillet të Dërguarit të Allahut dhe Ai s.a.s. urdhëron që gruan plakë ta lejojnë të hyj brenda.
Gruaja plakë që mezi po ecte duke u mbështetur në degën e hurmës hyri brenda për ta takuar të Dërguarin e Allahut. Sa i bëri nja dy hapa, i Dërguari i Zotit i cili e njihte gruan prej më herët, menjëherë u çua në këmbë dhe e shoqëroi deri tek minderi i bërë nga leshi i hurmës dhe i bëri me shenjë që të ulet.
Kujdesi i veçantë i të Dërguarit të Allahut ndaj gruas plakë ia tërhoqi vëmendjen edhe Hz. Omerit r.a., i cili ishte aty prezent. Omeri r.a. u bë shumë kureshtarë se kush ishte kjo grua e plakë për të cilën i Dërguari i Allahut, tregoi kaq shumë kujdes dhe e pyeti:
- O i Dërguar i Allahut, çfarë ishte arsyeja që treguat një vëmendje kaq të veçantë ndaj kësaj gruaje plakë aq sa u çuat në këmbë dhe e nderuat që të ulet në minderin mbi të cilën uleni Ju?
Përgjigja e Pejgamberit tonë të dderuar s.a.s. ishte e shkurtë dhe e qartë.
-Gruaja plakë që e patë ishte njëra nga mikeshat e Hatixhesë!
Kjo ngjarje mund të na bëj të mendojmë se çfarë ishte ajo që e bënte kaq të veçantë Hz. Hatixhenë r.anha për të Dërguarin e Allahut, saqë edhe pas shumë viteve nga ndarja e saj nga kjo botë, Ai s.a.s. akoma tregonte një vëmendje të veçantë edhe ndaj miqve të saj duke u çuar në këmbë dhe duke ua liruar vendin . Çfarë specifike posedonte Hz. Hatixheja r.anha që e kishte bërë veten kaq të paharruar në kujtimet e të Dërguarit të Allahut s.a.s.?
Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta gjejmë në këtë kujtim të të Dërguarit të Allahut. I Dërguari i Allahut në një bisedë familjare kishte folur gjatë për Hatixhenë r.anha duke i përsëritur edhe njëherë disa kujtime të vjetra me një tonë dëshpëruese. Pas kësaj, Hz. Ajsha r.anha i referohet të Dërguarit të Allahut me këto fjalë:
- O i Dërguar i Allahut, çfarë dobie ka në kujtimet e një gruaje plakë që ka ndërruar jetë para shumë vitesh, kur Allahu xh.xh. juve ju ka dhuruar një më të re dhe më të bukur?
Pas pyetjes së parashtruar nga ana e Hz. Ajshes r.anha, i Dërguari i Allahut i tregon arsyen se pse nuk e ka harruar dot Hz. Hatixhenë r.anha me këto fjalë që gjithashtu është një mësim i mirë edhe për të gjithë ne:
-Ajshe! Nuk është pamja e jashtme e saj që më ka bërë të mos e harroj Hatixhenë edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ndarja e saj nga kjo botë i referohet i Dërguari i Allahut, duke i radhitur specifikat e Hz. Hatixhes r.anha që e kishin bërë atë të paharruar:
“Atëherë kur të gjithë më refuzonin dhe nuk më pranonin, Hatixheja mua më besoi dhe më pranoi. Kur njerëzit rreth meje më quanin gënjeshtar, Hatixheja më thoshte “e thua të drejtën, mos u shqetëso fare”. Atëherë kur njerëzit edhe një copë buke e shihnin të shumtë për mua, Hatixheja e shtroi gjithë pasurinë e saj para meje dhe më tha “gjithë kjo pasuri është nën urdhrin tënd, harxhoje të tërën për misionin tënd”. Ditët kur isha i vetmuar, Hatixheja kurrë nuk më la i vetmuar; gjithmonë më thoshte “Të gjithë këto një ditë do të kalojnë, mos u shqetëso, pas vështirësive vijnë ditë të mira”. Ja unë Hatixhen nuk e harroj dot ngaqë në kohët më të vështira ajo më doli krah dhe bëri sakrifica shumë të mëdha duke bërë durim dhe duke qenë besnike ndaj meje!”
“Fatebiru ja ulil ebsar!” Merrni mësim, o ju njerëz mendjehollë!