“Vlerën e arit e di arpunuesi, kurse vlerën e njeriut e di Abdullah'u!”

“Vlerën e arit e di arpunuesi, kurse vlerën e njeriut e di Abdullah'u!”

Në Medine nxehti kishte arritur maksimumin.

I biri i Hz. Omerit r.a., Abdullah'u, kishte hyrë nën hijen e një peme në hurmallëkun (arrën me hurma) ku ishte duke punuar dhe hante ushqimin.

Përderisa andej murrit kalonte një tufë delesh, vëmendjen e Abdullah'ut e tërhoqi bariu që po ecte me shumë vështirësi pas tufës së deleve.

O robi i Zotit, i bërtiti Abdullah'u, eja e ha një copë buke, pi pak ujë dhe ashtu vazhdo të shkosh pas deleve. Edhe pse bariu mundohej të bënte me shenjë duke i prekur buzët me dorë, Abdullah'u nuk arrinte ta kuptonte bariun. Pasi bariu pa se Abdullah'u, ishte duke insistuar në ftesën që ia bënte, e pa të arsyeshme që t'i përgjigjet: Zotëri, nuk ju njoh se kush jeni, mirëpo me sa mund ta shoh, është e qartë se vini nga një familje bujare. Mos ma zë për kusur, por unë jam duke agjëruar!... Abdullah'u u habit. Në këtë ditë kaq të gjatë, në këtë nxehtë dhe në mes të shkretëtirës, një bari që po agjëronte...

Nëse je duke agjëruar, atëherë do ta kemi më lehtë që të merremi vesh, tha Abdullah'u. Ma jep një dele dhe të bëj një përgatitje të mirë dhe më vonë e hamë një darkë të mirë së bashku...

Bariu buzëqershi.

Delet nuk janë të mia tha bariu, unë jam një bari amanet. Kësaj radhe Abdullah'u e riti kuotën:

A s'është më mirë, tha ai. I thua pronarit të deleve se njërën nga delet e rrëmbeu ujku dhe në këtë mënyrë e mbyllim çështjen. Ku do ta dijë se njërën nga ata e kam marr unë? Bariu kësaj radhe iu kthye me plot habi:

Çfarë është ajo fjalë, zotëri, ia ktheu bariu, nëse nuk do e di pronari i mallit a s'do ta di as Zoti? Këto dele i kam amanet. Më mirë do ta kisha pranuar të vdes se sa t'i bëja padrejtësi amanetit, gjegjësisht pronës të dikujt tjetër!...

Abdullah'u, tërë përqendrimin e kishte drejtuar kah bariu. E la ushqimin dhe shkoi pas bariut. Ata dy ecën bashkë pas deleve deri sa perëndoi dielli. Në mbrëmje, delet u ndalën para një çadre. Një person që doli nga çadra, pasi i kaloi delet mirë prej syrit, u afrua tek bariu dhe e lavdëroi me këta fjalë: “I paske ushqyer mirë delet. Stomaku i tyre u paska bërë si lodër”. Ishte e qartë se personi në fjalë ishte pronari i deleve.

Abdullah'u iu afrua pronarit të deleve dhe i ofroi që t'i blej delet. Njeriu i habitur, pasi mendoi pak u drejtua dhe iu përgjigj:

Nëse paguan aq sa e kanë vlerën, do t'i shes. Nuk ka arsye pse të mos i shes. Pazarllëku zgjati gjatë kohë dhe më në fund Abdullah'u i bleu delet. Tani më pronari i deleve ishte Abdullah'u.

Bariu, i cili nuk mundej të jep asnjë konkluzion për atë që ndodhi kishte filluar të mendoj se me ndryshimin e pronarit të deleve do të kishte mundësi që ta humb edhe punën. Ndoshta, pronari i ri i deleve nuk do ta pranonte atë që ta bëj punën e bariut, dhe kështu do ta largonte nga puna. Ja ky do të ishte skenari më i keq. Të ngelet pa punë. Të mos arrij t'i çoj bukë fëmijëve dhe familjes së tij që jetonin në një çadër pak më poshtë... Mirëpo, punët nuk shkuan ashtu siç mendonte ai. Abdullah'u, i cili u bë pronari i ri i deleve u kthye kah bariu dhe i bëri një ofertë surprize:

Një personi të sinqertë, siç je ti, nuk i takon që të shkoj pas një tufe me dele të dikujt tjetër. Ndoshta, më së miri do të ishte që të shkoje pas tufës së deleve që do të të takonin ty personalisht. Që tani e tutje, t’i nuk je bariu i kësaj tufe me dele, por je pronari i tyre. Hajde, merre mallin tënd dhe vendosi para çadrës tënde. Familja dhe fëmijët të presin për në iftar. Bariu, me tufën e deleve, pronari i të cilëve ishte vet ai, shkoi para çadrës së tij, kurse Abdullah'u u kthye në kopshtin e tij. Prej këtij momenti, fjalia që do të përsëritej përgjithmonë do të ishte kjo: Vlerën e arit e di arpunuesi, kurse vlerën e njeriut e di Abdullah'u!...

Please publish modules in offcanvas position.