Përgjegjësia Në Vrasjen E Një Personi Të Pafajshëm E Njëjtë Si Me E Vrarë Tërë Njerëzimin

Përgjegjësia Në Vrasjen E Një Personi Të Pafajshëm E Njëjtë Si Me E Vrarë Tërë Njerëzimin

Të vrasësh një njeri të pafajshëm është një mëkat (gjynah) aq i madh në praninë e Zotit, saqë as që mund të krahasohet me mëkatet e tjera.

Sikur ky njeri i pafajshëm që vritet nuk përfaqëson vetëm veten e tij, por e përfaqëson tërë njerëzimin. Krijuesi ynë, kriminelin që vret një person të pafajshëm e vlerëson përmes një perspektive të tillë. Ky kriminel edhe pse ka vrarë vetëm një person, Krijuesi i Gjithësisë atë e merr në llogari sikur të kishte vrarë tërë njerëzimin. Kështu kalon edhe në ajetin Kur'anor.

Në ajetin 22 të Sures Maide, thuhet kështu:

-Ai që vret një person të pafajshëm le ta dijë se konsiderohet sikur të kishte vrarë krejt njerëzimin, kurse ai që shpëton një njeri të pafajshëm nga vrasja konsiderohet sikur të kishte shpëtuar tërë njerëzimin!

Do të thotë që Krijuesi Fuqiplotë nuk do asnjë krijese të pafajshme t'i merret jeta dhe vrasjen nuk e konsideron si një gjynah të vogël apo si një ngjarje të thjeshtë.

Sidomos në një ajet tjetër paralajmëron se vrasësve do t'i jepet ndëshkimi më i rëndë të cilën do ta shijojnë edhe mohuesit, e që është xhehenem i përjetshëm:

- Ndëshkimi i personit që vret me vetëdije një besimtarë të pafajshëm, do të jetë qëndrim i përjetshëm në xhehenem! (Sureja Nisa, 93)

Ajo që mund të kuptohet nga ky paralajmërim është se të vrasësh një besimtar për shkak të besimit që e posedon është një gjynah dhe një katastrofë e veçantë, dhe se ndëshkimi i një personi të tillë do të jetë i njëjtë me personin mohues që do të jetë nga banorët e përhershëm të xhehenemit.

Një pikë tjetër e rëndësishme është paralajmërimi se edhe ai që bëhet sebep për realizimin e një krimi duke i ndihmuar personit që do ta bëj një krim do të jetë i ndëshkuar me ndëshkim si ndihmës i krimit. Nëpër hadithe të ndryshme, për këtë çështje janë dhënë edhe paralajmërime të shumta:

-Nëse qielli dhe toka bashkëpunojnë për derdhjen e gjakut të ndonjë besimtari, Allah'u xh. xh. të gjithë pjesëmarrësit në këtë akt të shëmtuar do t'i fus në xhehenem, duke i tërhequr për hunde vetëm për t'ia mbrojtur të drejtën e atij besimtari të vetëm.

Do të thotë se Allahu xh.xh. nuk i përkrah të padrejtët, qoftë ata edhe shumicë. Kurse nga ana tjetër edhe nëse të pafajshmit janë të pakët në numër, Allahu xh.xh. çdo herë do të jetë mbështetësi i tyre.

Në fakt Islami, vrasësin e vlerëson me një sy aq të shëmtuar saqë vrasësi edhe nëse është aq i afërt me personin që ka vrarë saqë të mund të bëhet trashëgimtari i pasurisë së tij, e largon këtë të drejtë nga ai dhe e le atë të mangët nga kjo e drejtë. Kështu që vrasësit e prindërve largohen nga e drejta e tyre për trashëgimi.

Veçanërisht, Islami vrasësin jo vetëm që e vlerëson kaq të ulët, por edhe ndihmësin e tij qoftë edhe me një fjali mbështetëse e konsideron si bashkëpunëtorë në krimin e bërë dhe e ndëshkon si shkaktar i krimit.

Për këtë çështje i Dërguari s.a.s. ka paralajmëruar në këtë mënyrë:

-Nëse një person qoftë edhe me një fjali që do ta thotë bëhet shkaktar dhe nxit vrasjen e një personi të pafajshëm, ta dijë se në ditën e gjykimit në ballin e këtij njeriu do të shkruaj kështu: “Ky njeri është nxitës i një vrasjeje që ka humbur të drejtën që të përfitoj nga mëshira e Allahut xh.xh.”.

Që do të thotë se nëse e lexojmë këtë paralajmërim nga ana e kundërt, një person që qoftë edhe një fjali që do ta thotë bëhet shkaktarë për pengimin e vrasjes së një të pafajshmi, në ballin e tij do të shkruaj: “Ky person ka dëshmuar të drejtën që të përfitoj nga mëshira e Allahut xh.xh. Duke penguar vrasjen e një të pafajshmit”.

Shkurtimisht: Feja Islame nuk aspak nuk toleron vrasësit e personave të pafajshëm, qoftë ata edhe nëse fshihen pas një arsyetimi sikur që është xhihadi.

Ata që nuk hamenden aspak në vrasjen e personave të pafajshëm nuk janë persona që i përulen Islamit, por në të kundërtën janë persona që punojnë në kundërshtim me Islamin dhe si pasojë edhe pjesëtarë e xhehenemit.

“Fatebiru ja ulil ebsar!” Merrni mësim, o Ju njerëz mendjehollë!

Please publish modules in offcanvas position.